Një kompani shqiptare këpucësh, në Panairin Ndërkombëtar në Rusi

Në datat 15-18 mars në Rusi do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Këpucëve, ku ndër specialistët e tjerë të industrisë, do të marrë pjesë edhe kompania shqiptare e prodhimit të këpucëve “Donianna”.

Kjo kompani prodhon këpucë nga lëkura për burra dhe gra. Është themeluar në vitin 1992 dhe është e njohur në shumë vende evropiane.

Në prag të Panairit Ambasadori i Rusisë në Tiranë, z. Aleksander Karpushin takoi drejtoren e kësaj kompanie, znj. Donika Mici, me të cilën u diskutua mbi perspektivat e bashkëpunimit në fushën ekonomiko-tregtare dhe futjes së kompanisë “Donianna” në tregun rus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mici tregoi për marrëdhëniet që kompania e saj ka krijuar me prodhuesit rusë të lëkurës dhe u shpreh e interesuar për të zhvilluar lidhje më të ngushta me ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, i bëri të ditur Ambasadorit se në Panairin e Moskës kompania “Donianna” do të prezantojë një koleksion këpucësh të krijuar posaçërisht për blerësit rusë.

Z. Karpushin, nga ana e tij, përshëndeti interesin e biznesit shqiptar për të zgjeruar kontakte me partnerët në Rusi dhe shprehu gatishmërinë për t’i dhënë çdo lloj ndihme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?