Një leksion nga David Cameron, për të ardhmen e kombit

Suksesi nuk vjen rastësisht.

Ai komb që nuk i kushton vëmendje brezit të ri, thuhet se nuk ka të ardhme. Jo më kot, Shqipëria “lëngon” dhe nuk njeh suksese në arenën ndërkombëtare, sidoemos në sport, pasi askush deri tani nuk ka qenë i interesuar për fëmijët, terrenet sportive ku ata stërviten dhe më tepër për të zbuluar dhe përkrahur talentin.

Në Britaninë e Madhe, ndryshon puna.       

“Çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të merret me sport, të përfitojë nga trajnimet e mira dhe të jetë pjesë e një ekipi” – thotë kryeministri britanik, David Cameroon, teksa ndjek më vëmendja përgatitjet e disa fëmijëve.

“Jam shumë i kënaqur që kemi arritur një marrëveshje me Premier League për të zgjeruar punën në të gjitha shkolla fillore.” Leksioni i kryeministri britanik shihet  edhe nga pasioni sesi ai bashkë me bashkëshorten e tij ndjekin përgatitjet e fëmijëve, në një vend ku atyre nuk iu mungon në fakt asgjë.

SHKARKO APP