Një libër për dy familje shqiptare në Perandorinë Osmane, që askush tjetër nuk do të mund ta shkruante përveç Noel Malcolmit

 

Agjentë të Perandorisë: kalorës, kusarë, jezuitë dhe spiunë në botën mesdhetare të fundshekullit të gjashtëmbëdhjetë. Gazeta «London Evening Standard» shkruan për librin më të ri të historianit Noel Malcolm, i cili në bazë të rrëfimeve të dy familjeve shqiptare tregon një histori të jashtëzakonshme të Perandorisë Osmane

Nga Melanie McDONAGH

Nëntitulli i «Agents of Empire» është më shumë se i vërtetë: të gjithë këta njerëz janë pjesë e këtij libri të jashtëzakonshëm. Por aty nuk mungojnë as skllavëria, synetitë në oborre osmane, shkollimi jezuit, karakteri i tatarëve, gjeopolitika e Polonisë, dhe me gjasë Amandas do t’i pritej udha jo vetëm prej Francis Draket, por edhe prej flotës osmane. Përmasat gjeopolitike e çojnë lexuesin deri në periferi të Rusisë.

Veprat e kësaj shtrirjeje, duke u marrë me pjesën më të madhe të shekullit të gjashtëmbëdhjetë – një prej periudhave më mahnitëse në historinë evropiane – dhe së paku tri perandori mund pashmangshëm të dalin prej dore. Por të gjitha këto i lidh një fill përbashkues: Është i bazuar në rrëfime të dy familjeve shqiptare: Brunëve (Brunis dhe Brutis)dhe Brutëve.

Autori kishte dëgjuar sefte për ta në një referencë gjatë një vepre për osmanët të Antonio Brunit, shkruar më 1596 në një libër italian për Perandorinë Osmane dhe, duke ditur çfarë është Noel Malcolm, ishte marrë 20 vite me të derisa e kishte ftilluar. Kështu ai ia nisi punës në një libër jo vetëm për Antonion, por edhe për familjet me të cilat ishte i lidhur.

Ato ishin familje nga Mali i Zi i sotëm, por karrierat e tyre si ushtarë, diplomatë, kishtarë dhe përkthyes në këtë shekull të trazuar i çuan ata në oborre papale dhe osmane, në shërbim të Mbretit të Spanjës dhe në Betejën e Lepantos. Dhe ai që mund të jetë dukur rrëfim hutues është bazuar krejtësisht në një trung familjar dhe rrëfime njerëzish – dhe është e jashtëzakonshme ajo çfarë kanë zbuluar arkivat në personalitetet dinamike të të përmendurve, shpeshherë edhe me gojën e tyre.

Diçka që do ta bëjë për vete lexuesin modern është përmasa me të cilën politika e kësaj periudhe ishte qeverisur jo vetëm prej konsideratave strategjike dhe fetare, por prej elementit personal: raportet e familjes, patronazhi personal dhe miqësia, fuqia motivuese e nderit.

Qëllimi i autorit ishte «që të përshkruante përvojat, aventurat dhe arritjet e një serie interesash të njerëzve, dhe njëherësh përdorimi i biografive të tyre kolektive të shërbejë si kornizë për të ndërtuar rrëfime më të gjera dhe më tematike të lidhjeve dhe interaksioneve Lindje-Perëndim gjatë kësaj periudhe». Dhe ai e ka bërë këtë.

Kjo histori e observuar prej një pike të ndryshme epërsie se sa jemi mësuar t’i qasemi, nga anije me galera në Lepanto, prej kalave në Avignon, nga oborret në Stamboll dhe tokat e shkreta të Tartarisë.

Disa prej dëshmive më të gjalla janë nxjerrë prej të dhënave të «Kalorësve të Maltës», ka njëfarë elementi komedie në fiksimin e tyre me fisnikërinë e rekrutëve të tyre, derisa turqit ishin para portave.

Autori dobishëm korrekton mospërputhjet në perceptimet tona të zakonshme: ai na kujton se sundimtarët osmanë ishin prirë prej luftërave shkatërrimtare me Persinë, po aq edhe armiqësia e tyre e madhe kundër shteteve të krishtera dhe prej rëndësisë së neglizhuar strategjike të Polonisë. Ai thotë se ka një kulturë të përbashkët mesdhetare në të dy anët e detit; nëse osmanët kanë skllavëruar pengjet e tyre, pse të njëjtën punë e kanë bërë edhe «Kalorësit e Maltës».

Ky është një libër jashtëzakonisht argëtues dhe i rëndësishëm. Bën thirrje për qëndresë nga lexuesi, por përpjekjet e tij do të stërpaguhen. Askush tjetër, pos Noel Malcolmit, nuk do të mund ta shkruante.

SHKARKO APP