Një luan skocez po ulurin
Nga Irfan Rama
Pas fitores fantastike të “Scottish National Party” për Parlamentin Britanik në zgjedhjet parlamentare të UK (United Kingdom, Mbretërinë e Bashkuar) që u zhvilluan me 7 Maj 2015 nën dritën dhe vëzhgimit të të gjithë botës politike e mediave më prestigjioze, ish – lideri historik i SNP dhe një ndër figurat më të shquara të politikës dhe popullit skocez prej mbi 5 milion banorësh, Alex Salmond kumboi thënien sinjifikative të pasardhësve të Uollasit heroik: “A lion scottish roaring” (Një luan skocez po ulurin).
Nëse do tu thoje skocezëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 për parlamentin britanik, pas të cilave SNP fitoi vetëm gjashtë antarë, se partia e shpirtit liridashës skocez do të fitonte “katastrofalisht” ndaj Partisë Konservatore (Conservative Party) historiksht fituese tok me Partinë Laboriste (Labour Party) në UK Elections 2015, në territorin e Skocisë do të ishte sikur të mendoje sosjen e diellit. Dhe SNP e udhëhequr denjësisht nga juristja 44 vjeçare Nicola Ferguson Sturgeon lauruar për Jurisprudencë në “University of Glasgow” , – zëvëndëse e shumëvitshme e Aleksandër Elliot Anderson Salmond, 61 vjeçar – që lumturoi partinë në 2014 si lidere e urtë e kurajoze, fitoi 56 vende në Parlamentin britanik nga 59 gjithsejt që përmbante territori i skocezëve pasardhësve të piktëve të hershëm.
Dhe skocezët “prenë koka” të mëdha të laboristëve dhe konservatorëve. Luani skocez popull ka vrumbulluar duke mospërpyetur për askënd. Jim Murphy, lideri i laboristëve skocezë humbi në garë vendin në Parlamentin e Ri dhe pasi uroi fituesin e ri tempoi fjalë për ringritjen e partisë së tij gjithë sportivitet lojor. SNP fitoi vendin e ish – kryeministrit të famshëm laborist Gordon Brown. Njëzet vjeçarja e punës dhe e hulumtimit partiak njerëzor shtëpi më shtëpi, bjondina Mhairi Black u përshfaq triumfatore ndaj Douglas Aleksander, ministri i jashtëm në hije i laboristëve si dhe shefi i fushatës elektorale e Partisë Laboriste. Black mori 23.548 vota ndaj 17.804 të Aleksandër me shumë eksperiencë. Ajo bëhet antarja më e re e Parlamentit Britanik pas 350 vjetëve. Ligjëbërsja më e re e the House of Commons ka patur një të parë në vitin 1667, kur 13 – vjeçari Christopher Monck fitoi vendin në tempullin e përfaqësuesve të popullit.
Dejvid Cameron fitoi betejën me rivalin kryesor të tij, Ed Miliband, liderit të Partisë Laboriste në një përballje të fortë me antagonizmat alternative të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit me Bashkimin Europian. Partia Konservatore e liderit karizmatik e debatuesit të talentuar në Parlamentin Britanik, Cameron fitoi 331 vende në parlament ndaj 232 të Partisë Laboristetë gojëtarit Miliband. Formacioni politik i Cameron gëzon sot 24 vende më shumë se në zgjedhjet e 2010 kur fituan 307 vende në parlament, ndërkohë që Partia Laboriste sigloi 26 vende më pak. Në 2010 Partia Laboriste fitoi 258 vende. “Bursa” konservatore theu me 99 vende më shumë “bursën” laboriste.
Cameron arriti t’i bindë britanikët nëpërmjet një fushate model ku fytyra e tij përcillte tek britanikët më shumë besim në të ardhmen më të mirë të tyre. Dy milion vendet e reja të punës të hapura në këto 5 vjet nëpërmjet inovacionit teknologjik, nxitjes së bizneseve të reja e progresimit të atyre ekzistuese nëpërmjet trajnimit profesionist të punonjësve nëpërnjet sistemit arsimor fleksibël dhe axhustues; rritjes së numrit të shkollarëve në 1milion më shumë se pesë vite më parë; shërbimit mjekësor më të reformuar e më të lehtë për qytetarët britanikë; zvoglimi i defiçitit buxhetor nga kriza botërore në këto gjashtë vjet; konceptimi eklektik i rinegocimeve për të ardhmen e Britanisë në bashkimin me BE qoftë me referndumin e 2013 kur britanikët i thanë jo BE dhe premtimi për bërjen e një referendumi tjetër në 2017 ku sipas Cameron populli do të vendosë vetë; premtimi realist për një Britani më të fortë, më të bashkuar, më të pasur për popullin puntor si dhe siguria David për miliona të tjerë të punësuar në 5 vitet e ardhshme, bënë që Konservatorët të besohen më shumë nga qytetarët britanikë. Milliband ishte për mosbashkim me BE dhe për mosbërje referendumi, ngadalsim të uljes së defiçitit buxhetor, jo afinues me biznesin, krejt ndryshe nga Tonny Blair. Dhe ajo më e rëndësishmja ishte se skocezët ku Laboristët ishin besuar më shumë në zgjedhjet e gjithhershme i goditën pa mëshirë duke humbur shumë vende parlamenti. Sepse laboristët ishin kundër Indipendencës skoceze. Në fjalën e dorëheqjes së Milliband pas zgjedhjeve tha:”Nacionalizmi skocez, ne na përmbyti”. Imazhi prezentabël dhe bukuror i çiftit Cameron – Samanta ka ndikuar me sa duket tek britanikët që bukuritë lidershipe e princërore i kanë pjesë të krenarisë e spiritualitetit njerëzor. Gjithashtu Cameron në javën e fundit fushatoi shkëlqyer dhe me tepër siguri për të ardhmen e popullit britanik. Kryetari i Partisë konservatore, Grant Shaps pas zgjedhjeve i deklaroi gazetares së CNN, Christiane Amanpour se “David ka zjarr në stomakun e tij”.
Fushata elektorale në Britaninë e Madhe ishte një model në vetvehte ku Shqipëria mund të mësojë e nxëjë mjaft. Edhe nga koncepti i shpenzimeve. Shumë pak postera vëreje në rrugët e lagjet e Londrës, kur në Shqipëri ka kohë pa filluar ligjërisht fushata elektorale, paratë për postera të mëdha të kandidatëve e shpenzime të tjera udhëtimesh, argëtimesh koktejlesh, flamujsh e tjerë gëlojnë si të ishim ne të pasurit e Britanisë. Dita e votimit e sidomos veprimet pas mbylljes së kutive të votimit ishin gjithçka në perfeksion. Një qetësi partish e simpatizantësh. Marrja e kutive të votimit nëpër qendrat e votimit, dërgimi në qendrën kryesore të zonës si dhe shpërndarja tek përgatitësit për numrim ishte supër i shpejtë. Të rinjt e të rejat vullnetarë psh në një qendër të madhe numrimi në Sanderlend ku unë e ndoqa bëhej vetëm me vrap nga të rinjt që kishin të shtampuar në bluza : “Vullnetarët e sportit”. Policë, mjekrroshë, trupa bodybilding, egërsime “tifozërish” e deputetësh deri në grushtime e gjakosje që ndodh rëndom në Shqipëri, nuk përdukeshin gjëkundi. Është mentalitet lidershipesh, injorancës e kulturës….
Dorëheqjet e shpejta, të menduara, të ndershme dhe shumë demokratike të tre liderëve humbës dhe dështues në zgjedhjet e 7 Majit 2015 ishin ndër spektaklet më të bukura të ndodhive elektorale të Demokracisë Britanike. Nga ora 11 deri në orën 13 të datës 8 maj 2015 tre liderët: Nick Cleeg i Liberal demokratëve, Migel Farage i UKIP dhe Ed Milliband i Partisë Laboriste dhanë dorëheqjet para grupeve të vogla të simpatizantëve në sallat e tyre të konferencave. Falenderim stafeve, familjeve të tyre, ndjesë përgjegjësie të plotë ndaj partive të tyre për humbjet, argumentime realiste për rindërtim e optimizëm për të ardhmen të alternativave të reja të zëvendësuesve të tyre, duartrokitje për liderët, ishin elementët progresues të dorëheqjeve dinjitoze. S’kishte as qarje e lot as sforcime flokësh siç ndodh në raste të rralla dorëheqjesh në Shqipëri. Shqipëria është në ag të zgjedhjeve. Na duhet fare pak – sepse duhet shumë – të mësojmë të paktën nga ABC-të britanike e skoceze…