Një lugë vaj ulliri qetëson valët në liqen

Nëse ju pëlqen të qëndroni në ujë, por nuk i preferoni valët, mund ta merrni në konsideratë të mbani me vete pak vaj ulliri.

Një video e re tregon se si një lugë vaj ulliri i hedhur në ujë mund të përhapet brenda pak minutave, duke qëtësuar kështu “dallgët” rreth jush.

Lënda përhapet duke formuar një shtresë, vetëm një molekulë të trashë, duke parandaluar erën së fryri valët në sipërfaqe.

Dr Greg Kestin, Profesor fizike në Universitetin e Harvard publikoi videon me eksperimentin e tij në Youtube.

Fenomeni ndodh sepse molekulat e vajit janë me dy anë.

Një fund tërhiqet në ujë dhe rrotullohet drejt tij, dhe ana tjetër qëndron lart sepse zbrapset nga uji. Kur ju hidhni vaj në ujë, molekulat kthehen në anën e tyre të ngarkuar negativisht sepse tërhiqen nga pjesët e ngarkuara pozitvisht nga molekulat e ujit.

Për shkak të kësaj, molekulat e ujit duhet të përhapen për të formuar shtresën që është vetëm një molekulë e trashë.

 /Ora news

SHKARKO APP