Një ministri, për 1 mijë banorë…

Nga Agim Jazaj

Duke shfletuar në arkivën publicistike, dora më kapi një gazetë të emigracionit shqiptar në Greqi, të vitit 2001, pikërisht shkrimin e titulluar: “Tabor ministrash”. 22 ministra dhe 32 zv/ministra. “Rekord” Botëror”! Atë kohë disa të huaj me haber, teksa mësuan këtë numër marramendës të ministrive dhe numrin e popullsisë shqiptare shqyen sytë! 22 ministra dhe 32 zëvendës, pale më drejtorët, zëvendësdrejtorët, sekretarkat…. Në zgjedhjen e “taborit” atë vit, morën pjesë rreth 1. 375000 zgjedhës.  Kanë kaluar gati 14 vjet, kanë rrjedhur mjaftë rrëke dhe si rezulton bilanci? Rrëketë e politikës kanë sjellë ujë të pastër, apo bien ende ujë më të këllirosur në rezervatin shqiptar, në çezmat e shqiptarëve? Këtë llogari të shkoqur e bën çdokush.

Ku dhemb dhëmbi, shkon dhe gjuha!

Nga publikimi i para pak ditëve, bërë dhe në rrjetet sociale për përbërjen e qeverive, të disa vendeve kryesore të Europës, numrin e ministrive, llafi erdhi se kishte shkuar me bekçiun e fshatit, deri atje lartë, mes Këlcyrës e Mezhgoranit. Banorët e atyre anëve i kishin telefonuar me njëherë birit të tyre, Kiço Peshtanaku, alias Kristo Mërtiri. Dale more kishte thënë pendë hali, ta themi shqeto, ashiqare e pa çamçakëz në dhëmbë: Shqipëriza jonë edhe në këtë tregues është e para në tabelat renditëse, jo më në Europë, por edhe në Botë, në raport Ministër, ministri për Banor!  Në zgjedhjet e qershorit 2013, morën pjesë rreth 1. 650000 dhe qeveria e “Rilindjes” startoi me 19 ministra- ministri! Sërish Bum! Dhe… bumet, bëmat e gjëmat nuk kanë të numëruar, duket dhe të sosur… Politkëbërësit dhe shtetdrejtuesit, në harkun kohor të stërtranzicionit, çerek shekullor, refrenin: “Reformë” e kanë pasur në majë të gjuhës, ditën dhe natën, pa e “qepur dhe syrin”, madje, me ambicien, duke ju referuar dhe kaluar vendeve më të përparuara: P.sh, për dekriminalizimin është marrë modeli italian, hapja e dosjeve sipas përvojës gjermane, sistemi zgjedhor elektronik, i dështuar sipas Zvicrës etj…

Një vështrim i shpejtë, më këmbë e me këmbë në tokë, pas gjithë këtyre “reformave” çerek shekullore rezulton, thuaj në gjithë opinionin qytetar, i testuar çdo mëngjes në “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha: “Vrafëria e pllakosur, shpresa e vrarë, pasiguria e pa sosur. Politika nuk edukon, por shthur, nuk frymëzon, por demoralizon, nuk paqton, por i hasmëron njerëzit, nuk udhëheq, por sundon, nuk shërben, po rrëmben, “merr” modelin, por nuk merr mentalitetin, standardin” … Një qerre me zgjedhës, një vagon me ministra! Ku e kë model kemi marrë?! Askush nuk e thotë. Rasati s’e gjen në asnjë kontinent, as në planet… Qeveria e Rilindjes nga qershori 2001 në qershorin e vitit 2013 ristartoi me taborin e ministrave =19 ministra, për t’u rishënuar në “Librin Gines”, duke e krahasuar numrin për qytetarë në raport me vendet përreth, të Europës dhe të botës! Pra, gati 2. 9 milionë qytetarë shqiptarë të publikuar ditë më parë edhe në rrjetet sociale, qeverisen nga 19 ministra, një zvëndëskryeministër dhe kryeministri! Dhe përllogaritjet vijojnë: Për nga mesatarja e popullsisë, Shqipëria zë vendin e parë në botë të ministrave, duke lënë pas edhe SHBA-të, Gjermaninë me 15 ministra, Anglinë me 12, Italinë fqinje me 12, Turqinë me 15 ministra…    Ahmeti, miku im kur u njoh me tabelën e ministrave më kërkoi të bëjë një veprim të shpejtë matematikor me makinën llogaritëse: Nëse do të kishte këto raporte Kina: Do të kishte 9827 ministra e ministri!  Disa të motshëm sa e kishim marrë vesh këtë bilanc, ia kishin marrë këngës në “Sheshin Rilindja”: Qajë moj Shqipëri/ Ulëri moj e gjorë/ Nga një ministri/ Për 1 mijë banor…

T A B E L A

Shteti-  Popullsia- Ministra- Ministra për banorë

  1. Shqipëri 2.9 milionë 19 ministra 1 ministër për 152 631 “
  2. Irlandë 4.1 “    = 14         1  “   “    292 235”
  3. Norvegji 5.2 “   = 14          1  “   “   371 428”
  4. Slloveni 5.4 “    = 13         1  “   “   415 384”
  5. Serbi 7.4 “    = 14          1  “  “   528 571”
  6. Austri 8.5 “   = 13          1  “  “   653 846”
  7. Çeki 10.6 “   = 16         1  “  “   662 500”
  8. Greqi 10.7 “  = 16         1  “  “   668 700”
  9. Portugali 10.5 “  = 13         1  “  “   807 692”

10 .Rumani  19    “  = 23         1  “  “   826 086”

  1. Belgjikë 10.9 “  = 12         1  “  “   908333”
  2. Hungari 9.9 “   = 8         1  “  “  1.237500”
  3. Poloni 38.5 “   = 12        1  “  “  3.208 333”
  4. Itali 60 “   = 16         1  “ “   3.529411”
  5. Francë 65.3 “  = 16         1 “  “   4.081125”
  6. Angli 62.2  “  = 12         1   “ “  5.183 000”
  7. Turqi 76.2 “  = 15         1  “  “  5.080000”
  8. Gjermani 81.8 “ = 15         1 “  “  5.453333”
  9. Rusi 142.3 “ = 20         1  “ “  7.115 000”

SHKARKO APP