Një mundësi për të mbrojtur pyjet

 

Nga Gjon Fierza

(Agjencia Kombetare e Mjedisit)

Pyjet shqiptare, për fat të keq, tashmë nuk arrijnë të realizojnë njërin ndër dy funksionet kryesore të  tyre – atë të plotesimit të nevojave të vendit me material drusor. Ka shumë arsye objektive dhe subjektive që kanë çuar në këtë gjëndje. Ne kemi sipërfaqe të konsiderueshme me pyje, por ato kanë një fuqi lendore të pakët dhe cilësisht të ulët, prodhimtaria e tyre është e vogël. Sipas  studimeve të kryera disa viteve më para dhe inventarit të fundit të pyjeve (2002-2004) rezulton;  se akoma vazhdojmë të presim (shfrytëzojmë) në mënyre; legale dhe ilegale 2.5-3 herë lëndë drusore  më shumë se rritja mesatare vjetore e tyre. Kemi një bilanc negative që cenon rëndë parimin e zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve, si një ndër burimet natyrore me të rendësishme të vendit. Duhet konsideruar se tashmë kur energjia elektrike do paguhet rregullisht dhe në fshat, do të jenë pyjet ato që do të përballojnë plotësimin e nevojave të shtuara për ngrohje e gatim në zonat fshatare, etj. Plotesimi i nevojave për lëndë punimi nga pyjet e vendit tonë është në sasi teper të vogel, ndërkohë që kërkesat për dru industrial janë në rritje.

Kërkesat për lëndë drusore sidomos për dru zjarri të zonave fshatare dhe të disa qyteteve të medha si: Korca, Shkodra, Pogradeci, Kukesi, Peshkopia, Kamëza, etj,  plotësohen nga pyjet natyrore. Eshtë kjo një ndër arsyet, pasi afër zonave të banuara, afër rrugëve auto deri në thellësi të masivet pyjore, gjithnjë e më tepër siperfaqet pyjore po paksohën, ato zhvishen duke ju nënshtruar kështu erozionit dhe degradimit të tyre. Për fat të keq thuaj se nuk zbatohet asnje kriter silvikulturor në shfrytëzimin e marrjen e druve të zjarrit që përdoren nga fshatarësia. Nga viti në vit pagesat e tarifes për to ka rënë sa thuaj se ajo nuk paguhet fare. Kjo vlerë në një vit përllogaritet të jetë mbi 10 milion dollarë. Kjo sasi dhe vlerë jo vetem nuk paguhet nga fshatarësi, por as nuk llogaritet e evidentohet gjëkundi të paktën si kontribut i pyjeve në jetën sociale të popullsisë. 

Marrja e masave për shpëtuar e përmirësuar pyjet që kanë mbetur, favorizimi i ripërtritjes natyrore, sigurisht duhet të jetë në prioritetin e politikave dhe veprimeve në pyje. Kaq nuk mjafton! A duhet të kemi dhe një alternativë tjeter për të mundësuar plotësimin e nevojave për material drusor, për të paksuar presionin mbi pyjet natyror- sigurisht po. Në raportet e inventarizimit të pyjeve, në konferenca e samite të ndryshme ku është diskutuar për pyjet, për kërkesat në rritje për lendë drusore, është nënvizuar si domosdoshmeri mundësimi i pyllezimeve me drurë pyjor me rritje të shpejtë i tokave të çveshura, i tokave bujqësore të braktisura të hapura nga shpyllëzimet, pse jo dhe atyre tokave bujqesore që sot apo në këto 20 vite nuk janë përdorë nga bujqësia.

E vlerësoj si të rëndësishme kultivimin e një druri pyjore që në gjendje natyrore nuk rritet tek ne. Në shqip mund ti themi “Paulonia” nga emri latinisht Paulownia (Njihen disa lloje pauloniash si: Paulownia tomentosa, P.giabrata, P.elongate, P.fargesii, P.fortunei, P.taiw-aniania,etj. Si vënd i origjines kësaj bime konsiderohet Azia. Nga pamja paulonia, ngjason shumë me katalpen e cila tek ne rritet si dru zbukurues në parqe e lulishte. Paulonia është kultivuar për here të pare në Europë në fillim të viteve 1800 e importuar nga Azia. Pema paulonies e lulëzuar  është shumë e bukur. Është mbjellë në mjediset e gjelbra dhe shpesh me dedikim për persona të vecantë pasi ajo rritej shpejt. Edhe ne kopshtin e gruas së bukur aristokrate ruse- Anna Pavlovna u mbollën disa bimë paulonie. Ajo, jo vetem e pelqeu por e promovoj shumë zhvillimin e sajë duke dhënë emrin “Paulonwia”, kështu është quajtur “Pema e Princeshës”. Në Japoni, vijon tradita; pas lindjes së një vajze, mbillet një paulonia, nga kjo do merret druri për mobilje të nuses, etj. Në vlerësim të sajë paulonia është quajtur dhe “Pema e zogut Phoenix”, ose “Pema e njerëzimit”, kjo falë cilësive botanike si druri me rritje më të shpejtë sot në botë. Për lloje të kesaj gjinie janë kryer shumë studime Numerosi studi hanno cercato di adattare la Paulownia ai diversi climi per promuoverne la coltivazione in tutto il mondo, per il rimboschimento, l'utilizzo del legno e la produzione di energia, dimostrando che costituisce sicuramente un'alternativa valida alle colture agricole su terreni semi-aridi. ku janë prodhouar  kultivarë të ndryshëm, për të përshtatur për klima të ndryshme në gjith botën.

Me këtë shkrim, dua që të jem një zë më shumë në mbështetje të disa nismave private që duan të fillojnë të kultivojne këtë dru në Shqipëri. Nga strukturat shteterore në nivel qëndror dhe vendor, nismat duhen mbështetur jo vetëm në lehtësim të procedurave administrative por dhe me financime. Fermerët shqiptar (ata që për një mijë e një arsye i lënë tokat djerr) të mund të njihen me ketë kulturë drusore, me  vlerat, cilesitë  që zoteron, të njohin praktikat agropyjore dhe të fillojnë ta kultivojnë. Se pari të mund të plotësojne nevojat e tyre me lëndë drusore, pastaj të jënë të aftë të futën në treg.

Ky dru, tashmë në botë po kultivohet në sipërfaqe të madhe, plantacione me paulonie po shtohen; në toka me pronësi private dhe ato shteterore ku permenden: Kina, Japonia, Spanja, Italia, Bullgaria, Serbia, etj,  në dy vitet e fundit dhe në Maqedonia. Dy vite më parë dhe në Bushat-Shkoder ka pas një nisëm private serioze, në siperfaqe të vogel është kultivuar paulonia. Njw siperfaqe eksperimental prej një hektari në Gjirokaster, po ndiqet me shumë kujdes nga specialisti i pyjeve ing. Kleanthi Mandi, etj. Tashmë kjo bimë pra ka filluar tw njihet dhe paraqet interes që duhet mbeshtetur.

 Paulonia është e vlerësuar per rritjen e shpejtë në një kohë të shkurter dhe volumin e madh të biomasës që ofron, kërkesat ekologjike modeste, me përshtëshmeri të madhe ndaj ekstremeve të temperturave, cilesinë e lartë të drurit dhe mjedisit të lulëzuar që krijon. Mundësia që të kultivohet në toka me cilësi të ndryshme, rezistenca ndaj temperaturave ekstreme, qendrueshmeria  ndaj sëmundjeve të ndryshme të bimëve, ka zgjeruar kultivimin e saj në tërë botën. Paulonia është mjaft e përshtatshme që të mbillet në hapësirat e mëdha industriale, në zonat e djegura, terrenet rrëshqitëse dhe vendet ku janë prerë drunjtë, etj.

Kultivimi nuk kërkon shumë njohuri teorike dhe investime të mëdha. Ajo llogaritet si kulturë drusore me efektivitet të lartë ekonomik, diku krahasohet dhe rezulton se është rreth 1.5 herë më e leverdishme se ulliri.  Ajo përveç  biomasës, prodhon sasi të madhe të nektarit të cilin bletët e mbledhin pa vështirësi ku prej tij prodhojnë mjaltë cilësor, një bimë e rritur e paulonies  llogaritet të jepë mbi 50 kilogram nektar. Vlera e përdorimit, në zonat industriale  është;  se kjo pemë çliron dhjetë herë më shumë oksigjen se çdo dru tjetër duke krijuar një mjedis më të pastër.  Pas disa cikle prdhimi në një siperfaqe, paulonia mundëson së tepërmi edhe përmirësimin e cilësisë së tokës për kultura të tjera. Rritja  shumë shpejtë, prodhimi i konsiderueshm i biomasës duke arritë deri 400 m3/ha, kapaciteti  për të fiksuar shumë  gaz karbonik dhe vlera zbukuruese janë cilësi që ja rrisin vlerën paulonies. Sasia e gazit karbonik (CO2) fiksuar  nga një pyll paulonie me gjethe, pas një viti e gjysëm jetë,  arrinë në 10 -11 ton për hektar.Questi valori sono estremamente considerevoli se vengono comparati con altre specie di rapida crescita che si sviluppano nelle stesse condizioni».Këto vlera janë jashtëzakonisht të rëndësishme, ato janë shumë të mëdha, të krahasuara me specie të tjera me rritje të shpejtë që zhvillohen në të njejtat kushte ekologjike.

Vlera e industriale dhe tregtare që zotëron ky “dru fabrikë” konsiston kryesisht  cilesitë e drurit të prerë, si një lëndë shumë e përdorëshme, me rezistencë të lartë, që duron lagështirën,  përdorim në prodhim mobiliesh, në industrinë e anijeve, prodhimin e instrumenteve muzikore, prodhimin e peleteve për ngrohje, etj. Kultivimi i paulonies në sipërfaqe të gjerë dhe nga shumë vende në botë, ka nxitur kërkuesit shkencor, kultivuesit dhe tregtaret, që jenë të organizuar në institucione profesionale dhe shoqata të ndryshme,  që promovojnë dhe mbështesin rritjen e saj. Tashmë ofrohen për kultivim, paulonia hibride  të çertifikura e të patentuara, ato kanë kapacitet të pazëvendësueshëm në prodhim biomase,  në prodhimin e oksigjenit. Gjethet e saj prodhojnë edhe pleh natyral (humus) shumë cilësorë.

Skema e mbjelljes dhe agroteknika  që do zbatohet, varën nga qellimi final që do ketë plantacioni. Në kushte të mira të krijimit të plantacionit me 600 drurë për hektar, druri do të arrijë lartësinë mbi 20 metra me perimetër të  trungut 42-45 centimetra. Në një periudhën prej 5 -7 vjet, do të jetë i gatshëm për përdorim industrial. Pas prerjes  se gjithë drurëve (vjeljes materialit drusor) në këtë moshë, plantacioni do të ripërtrihet  nga llastrët që dalin nga rrënjet e mbetura në tokë. Kështu nga e njejta rrenjë fillestare mund të kemi  shtatë apo dhe më shumë cikle prodhimi. Pas nevojës për qarkullim të sipërfaqes, rrenjet duhet të shkulën përdorën e perpunohen për energji. U tha shkurt për paulonien, mund të thuhet dhe hulmëtohet gjatë, tashmë për të ka mjaft botime dhe përvoja të kultivimit. Edhe nismetarët që duan të mbeshtesin dhe mundësojnë kultivimin e sajë në Shqipëri, kanë filluar dhe po publikojnë materiale për përdorim praktikë për të kultivuar këtë, ata ofrojne material mbjelles dhe asistencë teknike në kultivimin e paulonies.  

Në histori kjo u quajt si “Pema e Pinceshes, por sot ajo po kultivohet dhe perdoret gjërësisht duke u emertuar si “Pema e njerëzimit”. Edhe në Shqipëri është e mundur dhe e nevojshme të kultivohet në sipërfaqe të medha  sa më shpejt kjo pemë. Disa nevoja sidomos per lendë djegese plotesohen shpejt nga ky lloj I kultivuar, duke paksuar prerjet e pyjeve natyrore të Shqiperisë.                                                             

SHKARKO APP