Një mysliman nuk vret fëmijë
Ilir Levonja
Ndërsa në Paris në sheshin Republika, ikin dhe vinë dritat. Ku aludohet me panik për sulme rishtas. Në botën amerikane qytetarët debatojnë me Obamën për prejardhjen e tij myslimane. Fjalimet ku ai e përmend këtë, apo ato drejtuar Iranit, besimtarëve. Për rrugën e paqes që parashikon Kurani etj. Edhe pse janë paqësore. Edhe pse janë bashkëkohore. Edhe këtu ka mëndje të nxehta. I përgjigjen me mllef pjesëmarrje një numër i madh qytetarësh. Midis shumë indinjatave, vlon një mendësi.''Islami është një armik i mendimit të lirë''. Ashtu sikur ka edhe një masë të madhe që kundërshtojnë, duke u solidarizuar me mëndjet e qeta.
Pra në botën me demokraci të konsoldiaur.
Nga ana tjetër, Webet e botës po gjallojnë nga një thirrje …, sidomos twietteri. ''Jo në emrin tim''. Eshtë një video promovuese e zërit të qytetarit mysliman. I një grupi të rinjsh londinezë nga shtatori i 2014. Kryesisht fëmijë emigrantësh. Të cilët nga ana e tyre kanë bërë publike distancimin nga islami me terror. Këtë e bën edhe në fillim të këtij viti. Kur ekstremi dogji e vrau zyrat e Charlie Hedbos në Parisi. Konkretisht më 7 janar 2015. Parisi këtë vit për një apo dy arsye. Eshtë arena e gjakut terrorist. Thonë për shkak se është vendi simbol i të drejtave të njeriut. Sidoqoftë, ata që kumtojnë thirrjen mos bëj terror nën emrin tim. Ata janë muslimanë nga e gjithë bota. Njerëz të thjeshtë. Besimtarë të urtë. Nismën e të rinjlve londizë e ka përfshirë fryma globale. Shumë prej tyre pohojnë se, ''Një mysliman kurrë nuk mund të jetë terrorist, ashtu sikundër dhe një terrorist kurrë një mysliman''. Tjetër…''Për njerëzit mendje prishur çfarë ne jemi dhe besojmë si myslimanë. Asnjëherë mos e harro, mos fol dhe bëj në emrin tim. Një mysliman nuk vret fëmijë. Një mysliman nuk vret një njëri të sëmurë. Një mysliman nuk vret një të moshuar, qoftë burrë apo grua. Një mysliman nuk vret një prift apo një hoxhë. Një mysliman nuk shkatërron kisha apo xhami. Një mysliman nuk përdhos të vdekurit. Një mysliman nuk vret gjën e gjallë. Një mysliman nuk vret robin e dorëzuar. Një mysliman nuk vret një të burgosur. Një mysliman nuk vret pas shpine''
Nuk është e vështirë të kuptohet, se bota është tërësisht në një luftë nervash. Në një luftë përbuzje midis njeriut për njëriun. Nuk është e vështirë të thuash se sa shumë besim kemi humbur tek njeri-tjetri. Se shumë e paragjykojmë shoku-shokun dhe se ideja e superioriteti na ka vënë poshtë.
Pra hë për hë ne jemi tërësisht në krizë mbi besimet. Sado që kanë kaluar vite. Predikuesit e tyre nuk kanë mundur dot së pari vetveten. Nuk kanë mundur dot atë që quhet radikalizëm. Apo linjat e ashpra. Ndaj dhe, valës së soldiratetit në internet, pak e shohim në publik. Përmes tempujve të besimeve. Ose vullnet kontributi. Mjaftohen vetëm me atë se çfarëmund të bëj një shtet. Duke i kapur, burgosur. Çuditërisht xhamitë apo kishat sikur kanë pranuar nënshtrimin. Janë të pakta ato që po mbajnë mesha apo përshpirtje. Më vjen mirë që një e tillë po mbahet në Kosovë.Duhet edhe në Shqipëri. Derisa nxjerrim me qejf video, të atyre që kërcënojmë me gish. Duhet të na vijë turp për gjithë çfarë pretendojmë në lidhje me Allahun. Kanë një heshtje marroke që nuk i shkon aspak frymës së besimtarëve. Sado të përpiqen shtetet, sado të nxjerrin ushtritë, terrorizmi është frymë. Nuk ka nevojë të kalojë armë dhe municione nëpër dogana. Ato i gjen kudo. Në fund të fundit, më së pari… Janë institucionet fetare që duhet të kuptojnë tashmë. Se lufta është për ta. Besimi është duake vuajtuar midis së zezës dhe të bardhës. Një rracë njerëzore me etje për superioritet gjinor, familjar e fisnor. Kërkon dhe pushtet. Dhe masakron nën emrin e Allahut. Hidhuni një sy faqeve të internetit. Nga Arabia, Irani, Iraku, Siria e masakruar. Nga Veriu i Afrikës, deri në vendet perëndimore, ka një indinjatë që nuk i shkon për shtat sharmit të Institucioneve të Kultit.