Një objekt misterioz mbi qytet (VIDEO)

Një objekt me formë të çuditshme e me drita u kap mbi një kodër në Somerset, duke shkaktuar teori të shumta në internet se mund të bëhet fjalë për një anije aliene.

Dritat u kapën pranë Warminster, që njihet si “kryeqyteti britanik i UFO -ve”, pasi për më shumë se 40 vjet janë raportuar raste të shumta të shfaqjes së jashtëtokësorëve.

Ky objekt misterioz, i shtohet kështu listës së gjatë të formave dhe dritave të ndryshme të kapura në qiell dhe të raportuara nga banorët përgjatë dekadave të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja në fjalë u regjistrua nga një banor zonës. Në të shfaqen drita të shumta që lëvizin në formë rrethi në qiell. Mbetet e mister se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë të apasionuarit pas teorive konspirative nuk kanë nguruar të thonë se është anije aliene.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=s41aRzOQM98″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?