Një planet i madh do të përplaset me Tokën këtë vit, thotë një teoricien

Pas referendumit në BE dhe vdekjes së shumë të famshmëve, shumë njerëz janë gëzuar që viti 2016 tashmë ka shkuar.

Por nëse mendoni se 12 muajt e kaluar ishin të këqij, këta në vitin 2017 mund të dalin të jenë edhe më të tmerrshëm.

Kjo thuhet sipas një teoricieni konspirativ – i cili insiston se një planet misterioz është rrugës për ta shkatërruar planetin tonë, transmeton Gazeta Express.

Autori David Meade pretendon se ylli i errët i emëruar ‘Planeti X’ – ose i njohur si Niburu – është duke ardhur drejt nesh dhe do të përplaset me Tokën në fillim të tetorit, duke i dhënë fund jetës këtu.

Ai deklaron se për këtë teori ka “dëshmi të mjaftueshme”, duke i cituar shpërthimet e vullkaneve, tërmetet dhe stuhitë si pasojë e ardhjes së këtij planeti në drejtim nesh.

Madje ai tha se liderët botëror janë duke ndërtuar bunkerë nëntokësorë për vete, për të shpëtuar nga ky planet.

SHKARKO APP