Një princ shfaqet papritur në stadiumin e Oslos, “çmenden” femrat (Foto)
Princi 18 – vjeçar, ende adoleshent, u fotografua së bashku me familjen mbretërore teksa po ndiqnin një ndeshje futbolli në Oslo dhe kaq ka mjaftuar që interneti të shpërthejë mbi komente për të riun.
Kësisoj, princi Harry i Britanisë së Madhe ka një konkurrent të ri. Bëhet fjalë për Princin e Norvegjisë, Marius Borg Hoiby.
Sipas “Us Weekly”, pamje e tij e jashtme ka bërë jo pak femra për vete të cilat në rrjete sociale e kanë konsideruar princin e ri si tepër seksi.
Princi Marius zuri faqet e para në media, viti 2012, kur postoi në Instagram foto të detajuar të familjes mbretërore.