Një profesor i nderuar dhe profesorati i lëkundur shqiptar

Nga Irfan Rama

Profesor doktor Pajtim Bejtja sot mbush 79 vjeç, por ai edhe sot e kësaj dite nuk pushon së punuari për të ndritur sa më shumë vendin e tij nëpërmjet studimeve të tij të mirëfillta në fushën e Arsimit Profesional aq të rëndësishëm për progresin e shoqërisë shqiptare. Jo më kot Ministria e Mirëqenies Social edhe Rinisë vitin e kaluar i dha “Certifikatë mirënjohjeje” për kontributet e tij në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit profesional. Profesor Bejtja është një produkt zingjiror gjenetik me përardhësi sintezë elbasano-gjirokatrite me shumë kulturë, patriotizëm atdhetar të mirëfilltë, humanizëm, bujari, përkushtim, dejim magmatik pune e sakrifice, konceptim burrësie shqiptare, ekzigjence shkencore e maturim etik dijesh e idesh. Prindërit, gjyshëritë e stërgjyshëritë e tij i kanë patur të sensuara në genet e tyre pirgun e virtyteve e karakteristikave të lartpërmendura. Stërgjyshi i tij nga nëna Vesel Gega nga Gjirokastra ka qenë deputet i Perandorisë Osmane. Ndërsa gjyshi doktor, Ismet Gega ka qenë një peronalitet i shquar i mjeksisë shqiptare i cili pasi kreu shkollën e mesme dhe Fakultetin Ushtarak të Mjekësisë në Kostandipol (Stamboll) në vitin 1905 nuk pranoi ofiqet turke por u kthye në Shqipëri ku shërbeu si drejtor i Spitalit të Vlorës, Spitalit të Shtetit të Gjirokastrës, Spitalit Ushtarak të Shkodrës, Spitalit ushtarak të Tiranës etj. Dr. Gega është autor në vitin 1937 të librit “Mjeku i Shtëpisë” në 2 vëllime prej 700 faqesh dhe është përfshirë në personalitetet e “Who’s Who”. Po kështu nga babai profesor Bejtja rrjedh nga një familje e dëgjuar intelektuale e Elbasanit. Po cilat janë meritat e këtij profesori të nderuar shqiptar? Gjimnazisti ekskluziv i “Qemal Stafës” ndonëse nuk kishte dëshirë të shkonte në fakultetin Gjeologji e miniera pasi kishte ëndërrim tjetër ai u diplomua si inxhinier gjeolog në vitin 1958 dhe u emërua si inxhinier gjeolog në ndërmarrjen e shpim-kërkimit të naftës në Patos. Më pas e caktuan beftësisht si mësues specialist në shkollën e mesme të naftës në Kuçovë dhe më tej në shkurtësi muajsh emërohet në Politeknikumin “7 Nëntori”. Këtu përnis edhe pasioni i tij për arsimin që siç thotë vetë “nuk e kish përçuar nëpërmend që të bëhej mësues”. Arsimi profesional tashmë iu bë një ngjizje e pashqitshme për gjithë jetësinë e tij që nga mosha 22- vjeçare e deri më sot. Plot 57 vjet që nuk pushon së punuari e studiuari në këtë fushë shumë të rëndësishme që përcjell produkt në Shqipëri. Nga viti 1958 e deri në vitin 2000 profesor Bejtja për 42 vjet dha një kontribut të shkëlqyer për progresimin e arsimit profesional dhe si pakkush në Shqipëri studioi dhe përpunoi politikat e zhvillimit e këtij aspekti të arsimit shqiptar që e gjithë bota investon shumë e shumë. Ai ka punuar redaktor në Drejtorinë e Botimeve Shkollore, metodist në Institutin e Studimeve dhe Botimeve Shkollore, si përgjegjësi i parë i redaksisë së arsimit profesional në Drejtorinë e Studimeve dhe të Botimeve Shkollore dhe në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor. Profesor Pajtimi ka qenë punonjësi i parë shkencor për arsimin profesional dhe përgjegjësi i parë i sektorit e më pas i departamentit të arsimit profesional në Institutin e Studimeve Pedagogjike të Shqipërisë për 27 vjet. Dhe me plot gojë e realizëm mund ta quajmë mësuesin e babain shkencor, inspirues e përnxitës të arsimit profesional në Shqipëri. Shkenca në çdo vend të botës në çdo fushë e disiplinë e përcjell përpara dhe e paraprin produktin. Si përgjegjës redaksie në vitet 1970-71 shkollat profesionale të shumta në Shqipëri u pajisën për herë të parë plotësisht me tekstet e reja të nevojshme e të domosdoshme – 400 tekste të ndryshme të arsimit profesional-me elementë bashkëkohorë të kohës, një pjesë e konsiderueshme të të cilave ruhen si të domosdoshme edhe nga mësuesit e sotëm. Ato u hartuan nga autorë shqiptarë në përputhje me kushtet e vendit dhe sipas kritereve didaktike të asaj kohësie. Profesor Pajtimi ka drejtuar hartimin e përmirësimin e herëpashershëm të programeve lëndore dhe praktikave profesionale duke qenë edhe autor dhe bashkautor i shumë programeve dhe teksteve shkollore. Gjeologjia e Përgjithshme, Gjeologjia e përgjithshme dhe e naftës, Mineralogjia dhe Petrografia, Bazat e Gjeologjisë i përkasin trurit dhe mendjes së tij. Por ai ka qenë për 25 vjet edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe është bashkautor i programeve dhe i teksteve të lëndës Gjeologjia e përgjithshme. Në vitet 1996-2000 ai ka drejtuar futjen për herë të parë në shkollën e mesme të përgjithshme shqiptare të lëndës “Teknologjia” dhe është bashkautor i programit dhe tekstit të kësaj lënde. Veprimtaria studimore e Bejtjes është e lidhur tepërsisht me problemet e përgjithshme të didaktikës së arsimit profesional, përmbajtjes e të teknologjive të të mësuarit, lidhjes midis përgatitjes teorike me atë praktike të shkollës profesionale dhe integrimit të mësimit me punën etj. Një ndihmesë të madhe ai dha gjatë periudhës së tranzicionit duke kontribuar në reformimin e arsimit dhe formimit profesional, trajtimin e politikave arsimore, përvijimin e drejtimeve kryesore të reformës dhe në projekte për futjen e risive e noviteteve si pilotimi i sistemit modular në shkollat bujqësore nëpërmjet projektit ALBAVET të KE dhe Qeverisë Britanike që shërbeu si bazë edhe në futjen e moduleve të sotme praktike në të gjitha shkollat profesionale të Shqipërisë. Por që ishte pikënisje edhe i futjes në universitete sot të koncepteve modulare dhe sistemit të asetimit kreditor me sistemet e vlerësimit dhe arritjeve standartore. Hapja e degëve të reja, decentralizimi i procesit të hartimit të kurrikulës dhe idesë së kurrikulës në nivel qëndror e lokal janë përceptime ideore dhe zbatueshmëri terrenike të fenomenit Bejtja. Dhe shumë nga këto bëmuri teoriko-praktike profesori i ka pasqyruar në botimet, seminaret kualifikuese dhe në kumtesat e mbajtura në veprimtaritë shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Pas daljes në pension në vitin 2000 ai është aktiv si lektor i lëndës Teknologjia, ka bashkëpunuar me projektin CARDS për arsimin profesional, fondacionin Soros (OSFA), me PNUD-
in e Aleancën Gjinore, si dhe ka marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga MA, MP dhe organizata ndërkombëtare për arsimin profesional. Në kohë të ndryshme ai ka qenë anëtar i këshillit shkencor të ISP, i bordit drejtues të Observatorit për arsimin dhe formimin profesional, i bordit të miratimit të teksteve për arsimin parauniversitar dhe ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në projektin Ndërkombëtar UNEVOC e në Klubin e Evropës Qendrore e Lindore për Arsimin Profesional. Ai ka botuar kryesisht si autor por edhe si bashkëautor në arsimin dhe formimin profesional 18 tekste shkollore, 3 libra, 1 fjalor-i pari fjalor për arsimin dhe formimin profesional nga autorë shqiptarë – si dhe 122 artikuj shkencorë në Revistën Pedagogjike, gazetën e revistën Mësuesi, Buletinin e Arsimit dhe Formimit Profesional, në revista e gazeta brenda e jashtë vendit (duke përfshirë edhe botimet e Klubit të Europës Qëndrore e Lindore për Arsimin Profesional në anglisht e rusisht). Në disa artikuj ai ka trajtuar edhe çështje të drejtëshkrimit të gjuhës shqipe si dhe çështje të dimensionit gjinor në tekstet shkollore. Bejtja gjithashtu ka shkruar edhe disa zëra të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar. Por profesori ka në vokabolarin e tij të pasur jo vetëm shkencor edhe mjaft skica të bukura letrare të botuara në gazeta shqiptare dhe një skicë perlë të titulluar “Çarku” në revisten prestigjioze “Mehr Licht”. Por edhe komente për vepra letrare. Ai ka lexuar shumë e lexon letërsi artistike si letraritë, e Buxatit, Gi de Moposan, Stendal, Shekspir, Ëitman, Eluar, Pamuk etj si dhe është tunduar nga perlat e muzikës italiane e këngëtarë si Litëll Toni, Masimo Ranieri, Mino Rejtanon etj. Pikturat, klasiket e të tjera këndëshmëri njerëzore janë pjesë të tipologjisë së qenies së tij të veçantë. Lindita, bashkëshortja e tij një mësuese e talentuar ka qenë gjithmonë përkrah tij si një fismëri prej zonje soji. Andi, i biri, gazetari e poeti i talentuar, njeriu i parë shqiptar i “White House” në gazetari që intervistoi Xhorxh Bushin është pjesë sintezë e çiftit të mrekullueshëm Bejtja. Edhe njëqind profesor Bejtja që kam patur fatin të njoh e bashkëpunoj me ty prej shumë vitesh dhe dinjiteti, pastërtia, skrupuloziteti shkencor, ndershmëria, pamvarsia intelektuale e rrallë, gjeneroziteti, diversiteti mendor e stimulimi i të rinjve janë disa nga reverencat e modelit tënd që duhen ndjekur nga breznitë e reja e moshëri të ndryshme.

Profesorati i lëkundur shqiptar

Jo më kot e përmora sot këtë model të profesorit shqiptar në të gjitha drejtimet. Ka edhe profesorë të tjerë të nderuar që mund t’i përmendja, por që sot do t’ia le si privilegj vetëm Atij. Por mua dhe shqiptarët i shqetëson krijimi i një modeli tjetër profesori ndryshe nga Bejtja, i doktorëve ndryshe nga koncepti i mirëfilltë i kësaj gradure. Shqiptarët i shqetëson fakti se nga rreth 500 profesorë që përthuhet se janë, sa janë vërtetë profesorë, sa janë profesorë që vërtetë vlejnë për rizgjuarjen e Shqipërisë që dergjet në këtë përlloj deregjeje, ku profesorët për ekonomi nuk përcjellin ekonomi e produkt të shtuar për shqiptarët e mirëqenie, kur profesorët e doktorët shqiptarë nuk përgatisin brezni të reja me simbjozë teoriko-praktike të vlershëm për tregun shqiptar të punësimit e atë europian. Sa këto profesorë njihen në Europë e Botë me lektime, eksperienca e botime të vyera në revista prestigjioze. Dhe tendenca e sotme është o burra duam të bëhemi profesorë se kemi privilegje se “bëjmë” shumë “punë” e i shvasim qindra rroga e bëjmë pjesë në shumë borde. Shumë borde e hiçmosgjë punë e efiçiencë. O njerëz: Ta shvasim këtë shtet të askujt e pa të bëhet qameti! Se një pjesë e këtyre profesorëve pengojnë të diturit për doktoratura e profesoratura e përfusin nga sqetullimet, ata të tyret që nuk botojnë gjëkundi në europë e botë veçse “zbulojnë” revista fantazmë e sjellin fotokopje edhe nga India duke paguar qindra e qindra euro apo dollarë. E po t’i kundrosh në internet çfarë kanë bërë e botuar këta profesorë apo kandidatë për profesorë apo doktorë përgjen koeficientë hiç, 0,5, 1, 1.1 ndërkohë që pengojnë për profesorë e doktorë me koefiçientë ndërkombëtarë me 4.1 apo 5.3! Po kundroja një rektor të një universiteti në Tiranë të publikut në disa studime që kishte: një studim kishte si autorë i dytë , nja 3 si bashkautor i tretë e disa si bashkautor i katërt!!! Karl Jasper ky filozof i madh gjerman moder tek shkrimi i tij i titulluar “Ideja e Universitetit” ndër të tjera thotë: “Modeli i universitetit nuk duhet për asnjë çast të rreshti së gjallëruari mendjet e profesorëve dhe të studentëve, me qëllim që jeta e sotme universitare të mos kënaqet kurrë me atë që ekziston”. Ah, mor Karl, po të zgjohesh sot nga varri në Bale të Zvicrës aty ku prehesh dhe të vish në Shqipëri do të tmerroheshe nga mjerimi i universiteteve shqiptare publike e private dhe se liria jote dhe pavarësia jote e të menduarit do të kanoseshin se këtu “liria” galaktikore e mosdijes , injorancës dhe të zhvaturit e individëve në shumë krahë e pa punuar është e pamatë!  

SHKARKO APP