Një varrim grek për politikën gjermane të kursimeve

Nga Joshka Fischer 

Jo shumë kohë më parë, politikanët dhe gazetarët gjermanë deklaruan me besim se kriza e euros kishte përfunduar; Gjermania dhe Bashkimi Europian, besonin ata i kishin mbijetuar stuhisë. Sot, ne dimë se ky ishte thjesht një tjetër gabim në një krizë në vazhdim që ka qenë plot me gabime. Më i fundit, si me shumicën e gabimeve të mëparshme, buronte nga dëshira – dhe, edhe një herë, ishte Greqia që kishte thyer ëndërrimin. Edhe përpara fitores dërrmuese të partisë së majtë Syriza në zgjedhjet e fundit e përgjithshme të Greqisë, ishte e qartë që, larg nga të qenët e përfunduar, kriza po kërcënonte të përkeqësohej. Kursimi – politika e rrugës së shpëtimit prej rënies së kërkesës – thjesht nuk funksionon.

Në një ekonomi në tkurrje, borxhi publik i një vendi në shkallë PBBje rritet në vend që të bjerë, dhe vendet në krizë të Europës të prekura nga recensioni e kanë futur veten në një depresion që rezulton në papunësi masive, nivele alarmante të varfërisë dhe shpresë të vakët. Paralajmërimet për përplasje politike kaluan pa u vënë re. Të lëna në hije nga tabuja gjermane e inflacionit e rrënjosur thellë, qeveria e Kancelares Angela Merkel këmbënguli me kokëfortësi se dhimbja e shkurtimit të shpenzimeve ishte thelbësore për përtëritjen ekonomike; BE-­ja kishte pak zgjidhje përpara. Tani, me votuesit e Greqisë që kanë larguar elitën rraskapitëse dhe të korruptuar të vendit të tyre në mbështetje të një partie që është betuar t’i japë fund masave të ashpra, përplasjet kanë mbërritur.

Por, ndonëse fitorja e Syrizas mund të shënojë fillimin e kapitullit të ardhshëm të krizës së euros, rreziku politik – dhe mundësisht ekzistencial – me të cilin përballet Europa është më i thellë. Braktisja e papritur e lidhjes së frangës me euron nga Banka Kombëtare Zvicerane më 15 janar, ndonëse nuk paraqet kërcënim të menjëhershëm financiar, ishte një tronditje e madhe psikologjike, nga ato që reflektuan dhe rikthyen një humbje masive të besimit. Euro, siç tregoi lëvizja e SNB­së, mbetet më e brishtë se kurrë.

Dhe vendimi pasues i Bankës Qendrore Europiane për blerjen e më shumë se 1 trilion eurove në obligacione të qeverive të eurozonës, ndonëse korrekt dhe i nevojshëm, e ka pakësuar edhe më tej besimin. Rezultati i zgjedhjeve greke ishte i parashikueshëm për më shumë se një vit. Nëse negociatat midis “treshes” (Komisionit Europian, BQE dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar) dhe qeverisë së re greke ishin të suksesshme, përfundimi do të jetë një kompromis faqebardhë për të dyja palët; nëse nuk arrihet marrëveshje, Greqia nuk do paguajë në kohë. Ndonëse askush nuk mund ta thotë se çfarë do të nënkuptonte për euron mospagimi nga Greqia, me siguri do të sillte rreziqe për ekzistencën në vazhdim të monedhës.

Ashtu si me siguri, mega­katastrofa që mund të përfitojë me një ndarje nga eurozona nuk do të kursejë Gjermaninë. Një kompromis de facto do të rezultonte në një lirim të masave shtrënguese, me të cilin lidhen rreziqe domethënëse të brendshme për Merkel (ndonëse më pak sesa një falimentim i euros). Por, duke marrë parasysh popullaritetin e saj të madh në shtëpi, përfshirë atë brenda partisë së saj, Merkel po i nënvlerëson mundësitë në dispozicionin e saj. Ajo mund të bëjë më shumë, vetëm nëse do t’i besonte vetes. Në fund, ajo mund të mos ketë zgjedhje. Duke marrë parasysh impaktin e rezultatit të zgjedhjeve greke në zhvillimet politike në Spanjë, Itali dhe Francë, ku ndjenja anti­kursim është në rritje, presioni politik mbi Eurogrupin e ministrave të financës së eurozonës – si të djathtë edhe të majtë – do të rritet ndjeshëm. Nuk duhet një profet për të parashikuar se kapitulli më i fundit i krizës së euros do ta bëjë politikën gjermane të shkurtimit të shpenzimeve fërtele– vetëm nëse Merkel do vërtetë të ndërmarrë rrezikun e madh të lënies së euros të falimentojë.

Nuk ka shenja që ajo do. Ndaj, pavarësisht cila palë – treshja apo qeveria e re greke – bën lëvizjen e parë në negociatat e ardhshme, zgjedhjet e Greqisë kanë prodhuar tashmë një mundje të qartë për Merkelin dhe strategjinë e saj të bazuar në kursim për mbështetjen e euros. Pakësimi i në të njëjtën kohë i borxhit dhe reformat strukturore, e dimë tashmë, do të çonte përtej limitit çdo qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike sepse ato i mbitaksojnë votuesit. Dhe pa zhvillim, nuk do të ketë reforma strukturore, pavarësisht sesa të nevojshme mund të jenë. Ky është mësimi i Greqisë për Europën.

Pyetja tani nuk është nëse qeveria gjermane do ta pranojë atë, por kur. Do të duhet një shpartallim i tilli konservatorëve të Spanjës në zgjedhjet e ardhshme të vendit për ta detyruar Merkelin të bie dakord me realitetin? Asgjë veçse zhvillimit nuk do të vendosë për të ardhmen e euros. Edhe Gjermania, ekonomia më e madhe e BE­së përballet me nevojën madhe për investime në infrastrukturë. Nëse qeveria e saj do të ndalonte së pari ‘borxhin e ri zero’ si Gralin e Shenjtë, dhe në vend të kësaj të investonte në modernizimin e transportit të vendit, infrastrukturën komunale dhe dixhitalizimin e familjeve dhe industrisë, euro – dhe Europa – do të merrnin një zhvillim të fuqishëm. Për më tepër, një program i investimit publik masiv mund të financohej me përqindje jashtëzakonisht të ulëta (dhe për Gjermaninë konsiderohen madje negative) interesi. Kohezioni i eurozonës dhe suksesi i reformave të nevojshme strukturore – dhe vetë mbijetesa e saj – tani varen nëse mundet të tejkalojë deficitin e saj të rritjes. Gjermania ka vend për manovër fiskale. Mesazhi nga zgjedhjet e Greqisë është që Merkel duhet ta përdorë atë, përpara se të jetë shumë vonë. 

SHKARKO APP