Një vit internet falas nga Telekom Albania

Me afrimin e festave, ne lidhemi edhe më shumë me njeri-tjetrin dhe të gjithë së bashku presim ndërrimin e viteve. Në këtë atmosferë të gëzuar, Telekom Albania sjell dhuratën më të bukur për të gjithë abonentët e vet. Plot një vit internet falas për këdo që blen një smartphone në dyqanet Telekom!

Secili abonent Telekom, me parapagesë ose me kontratë, mjafton të paraqitet në njërin prej dyqaneve të kompanisë dhe të zgjedhë njërin prej shumë modeleve që paraqiten në katalog. Në muajin dhjetor përfiton menjëherë 1 GB internet falas, ndërsa përgjatë vitit që vjen, përfiton çdo muaj nga 1 GB internet duke rimbushur numrin Telekom me të paktën 500 lekë në muaj.

Abonentët Telekom kanë arsye të ndihen përherë në festë, pasi dhurata e tyre zgjat 12 muaj. Madje katalogu i smartphoneve mund të gjendet edhe online në faqen zyrtare të kompanisë, nga ku mund të blini produktet që ju përshtaten.

Urimet e fundvitit bëhen më të ngrohta kur dërgohen nga smartphonet Telekom, me internetin falas dhe në rrjetin më të mirë 4G+ në vend, në mënyrë që secili të ketë arsye të urojë 12 herë Gëzuar Festat!

SHKARKO APP