Njeriu dhe pushteti i tij idiot

Ilir Muharremi/

   Vullneti për të vërtetën e obligon njeriun ta identifikoj gjënë që e ndez thellë në shpirt. Qenia përpiqet të bëhet e mendueshme në bazën e arsyes dhe kjo vetëquhet vullnet. Njeriu kërkon që qenien ta bënë të mendueshme, prandaj edhe dyshon ndaj një ligji të mosbesimit, nëse vërtetë ajo është e mendueshme. Kur qenia njëtrajtësohet, fillon t’i përulet njeriut, e njeriu ndaj vetvetes. Vullneti e kërkon këtë. Çfarë i mbetet vetvetes? Të pushtojë. Nuk është vetëm vullnet për pushtet siç mendoji Nietzche-ja, por edhe moment ndaj së mirës dhe keqes, dhe vetë njeriu dëshiron ta krijon botën ndaj së cilës qeshë dhe gjunjëzohet. Populli është i pagdhendur si turmë, si lumë, vërshime, mbi të cilin vërtitet barka me vlera, ndonëse të kamufluara. Vullneti dhe vlerat fillojnë ngadalë t’i lëshohen krijimit dhe rikrijimit. Njeriu i madh (pushtuesi i pamëshirshëm) morri në barkën e tij shumë pasagjerë, por tani lumi filloj ta end barkën nën sundimin e tij dhe ai ka të drejtë ta marrë. Vala e përplasë dhe shkumon, kjo s’ka rëndësi sepse njeriu tenton t’i kundërvihet me sundim, mirëpo është humbës. Njeriu fiton ndaj njeriut (i forti sfidon të dobëtin), por lumi i merr të dytë. Në lumë nuk e shohë rrezikun, por tek njeriu, tek majmuni i gjithë majmunëve, ndonëse këtu ofendohet majmuni në krahasim me njeriun. Te njeriu shohë rrezikshmërinë e pushtetit sepse lumi nuk e ka këtë, ky është vullnet i jetës nuk shterët kurrë. O njeri, jeto me këtë vullnet, por në harmoni me të tjerët.

    Dua të ju them edhe diçka për poshtërsinë e gjallesave, veçanërisht njeriut diktatorit primitiv jo veç Hitlerian, por edhe më shumë. Eca dhe eca nuk u lodha së vështruari krijesën idiote-njeri, i cili përveç ushqimit si ekzistues ka edhe kënaqësinë e pushtimit. Shumë herë e kisha gojën mbyllur, aty ku merrnin fjalën me idiotët, ata që nuk thoshin asgjë dhe vetëm murmuritnin. Ngrinin tonin si mendim të fuqishëm, por ishin të vakët dhe nuk është ta rrapëllosh tavolinën për të treguar inteligjencën. Këtë e bënin idiotët. Syri im foli nuk u përmbajt. Foli në formë të Kafkës në shkrime. Nuk kursehem aspak. Ndonëse, gjallesa njeri tha edhe disa fjalë bindjeje, dhe çdo gjallesë posedon bindjen. Vërejta se komandohet ai njeri i cili nuk arrin t’i bindet vetes, këtë thelb e vërejta te njeriu. Sa i ligë që është. Arrija të vëreja edhe diçka se të komandosh qe më vështirë së të bindesh. Ai që udhëheq dhe komandon nuk mbanë vetëm peshën e të bindurve, ngaqë pesha e stërngarkuar mund edhe ta dëshpërojë, kjo gjallesë kur urdhëron fut në grackë dhe jetën e vet. Këtë e ndjen njeriu, por vështirë i bindet.

   Përveç që të tjerët urdhëron, njeriu fillon ta urdhëroj edhe veten, mirëpo këtu fillon ta braktisë urdhrin. Atëherë, përse e vazhdon tek të tjerët? Të bëhet gjykatës, sfidues, por edhe viktimë e ligjit të tij. Pyeta veten. Çfarë e shtyri njeriun ta bëjë këtë? Mu shfaq vullneti i pushtetit të Nietzsche-s. Këtë vullnet e gjeta edhe të shërbëtori i cili dëshiron të bëhet padron. Njeriu i dobët beson në shërbimin e tij ndaj të fortit, por ky i dobët ndjehet padron ndaj më të dobëtit. Kjo kënaqësi e ndjek gjatë tërë jetës.  I vogli i jepet të madhit, i madhi përfiton kënaqësi nga i vogli, por ky më i madhi e fut në lojë vetveten. Çfarë na mbetet këtu? Asgjë përveç shërbimit dhe pushtimit. Vetëdhënja qe aksident dhe rrezik ku njeriu luan me vdekjen. Vërejta se sakrifica, shërbimi poashtu edhe dashuria posedojnë vullnetin për të qenë padron. Askund nuk gjeta humanizëm të mirëfilltë. Besoj që nuk do ta gjej dhe nuk do të vazhdoj ta kërkoj, por  do të vazhdoj të rrëfej për poshtërsinë e njeriut sepse vet jam njeri. I vogli përpiqet të depërtoj në shtigjet më të egra për të vjedh pushtetin e të fortit. Ky i dobëti kërkon zëvendësim dhe të bëhet i keq. Sikurse i varfëri të bëhet i pasur dhe krejt të pasurit pastaj ta vuajnë varfërinë. Prapë bota mbetet e varfër. Ky është njeriu-budalla në mesin e budallenjve, por tashmë jo majmun sepse majmuni ofendohet nëse krahasohet me njeriun. E vëreni se majmuni ka më shumë vlerë . Këtë sekret nuk e zbulova në vete, por jeta ma zbuloi, nuk i përjashtoj edhe librat.

    Por, edhe nëse jeta na shtyn drejt tejkalimit nuk jemi më të largëtit prapë do mbetet sekret. Atëherë, dua të perëndoj, të ndjej rënien e gjetheve sepse sakrifikohet jeta prapë për sundimin-fuqinë. Tash po kaloj te vetvetja sepse kështu mendon njeriu (me vjen keq që jam njeri nuk jam aspak krenar me njerëzoren), të hyjë në luftë, transformim, qëllim ta intuitoj dëshirën dhe dashurinë, kështu më thotë vullneti im, por prapë rrugët qenë të shtrembra. Thellë në veten time ndjej se çkado  që dua dhe arrijë prapë kërkoj të bëhem kundërshtar, kështu më thotë vetja. Ndoshta mund të më lejohet të flasë për ekzistencat e larta njerëzore. Ata janë vetëm një shteg dhe gjurmë thellë në veten time, por prapë vullneti i sundimit shpërfaqet dhe ky është vullnet për të vërtetën. Njeriu mendon se goditi të vërtetën kur pohoi “vullnet për ekzistencën”, ky nuk është as vullnet e as dëshirë. Kjo që nuk është eliminohet nga dashuria dhe dëshira. Kjo ekziston dhe si është e mundur të vazhdon të shpallë kërkesën për ekzistencë? Atëherë, më bind kjo se ku ka jetë ka vullnet dhe dëshirë, jo vetëm për të jetuar, por për të sunduar duke propozuar mbretërinë njerëzore sadiste. Njeriu vret në bazë të kërkesave personale. Kjo nuk duhet të jetë vrasje reale, vrasja reale bëhet në dobi të njerëzores.

   Qenia e gjallë është më e vlefshme se jeta. Këtu edhe shfaqet procesi i pushtimit. Dashuria e fshehtë e njeriut është të ushtrojë dhunë, ky është shkëlqim, dridhje e shpirtit. Kështu lindim dhe jemi idiotë të vërtetë. Më mirë të mos ishim fare. Në mos ekzistim nuk do flisnim tashmë për idiotësinë e pushtimit. Nga vlera e njeriut lind menjëherë pushteti i ri, sikurse nga foshnja e padjallëzuar, në lëvozhgën e saj mban pushtetin për dëshirën e së mirës dhe së keqes në fakt thyen vlerat. Edhe mos të vije kjo foshnje prapë në mos ardhje ka pushtet. Tek procesi i para nisjes ekziston pushteti. Atëherë, ta lëmë o njerëz të mençur me heshtje, por heshtja kthehet në helm. Duhet ta pohojmë pushtetin idiotë të njeriut. Të thyhet, shkatërrohet çdo gjë tek e vërtetat e pushtimit të njeriut. Njeriu prapë do të vazhdojë të ndërtojë tok me pushtetin.

SHKARKO APP