Njihen në facebook, zbulojnë se janë të martuar me të njëjtin person
Dy gra amerikane kanë zbuluar se janë të martuara për të njëjtin mashkull pasi njërës prej tyre në Facebook iu paraqit emri i gruas tjetër në listën e “njerëzve të cilët ndoshta i njihni”, njoftoi prokuroria amerikane. Sipas mediave amerikane, bashkëshortja me të cilën burri një kohë të gjatë nuk ishte në kontakt, klikoi në link dhe zbuloi faqen e Facebookut me foto të çiftit tjetër me tortën e martesës, thuhet në dokumentet e prokurorisë së shtetit Washington. Pas kësaj ajo iu drejtua autoriteteve. Alan O’Neill, i cili punon si roje burgu u akuzua për bigami dhe do të detyrohet të paraqitet para gjykatës nga fundi i këtij muaji. Ai ishte martuar më 2001 me emrin e tij të vjetër Alan Franck, më 2009 u shpërngul, ndryshoi emrin dhe u martua sërish, pa e prishur martesën e parë. Nëse shpallet fajtor rojtari i burgut do të detyrohet të kalojë një vit burg, por brenda qelisë e jo jashtë saj.