Njihuni me motelin më të frikshëm në botë
Kjo mund të tingëllojë si histori e frikshme e shkruar në libra, por në fakt ‘Moteli Klloun’ është i vërtetë. Ai ndodhet në ish-qytetin minerar të Tonopah, Nevada por nuk është vendi i duhur për të kaluar natën nëse keni fobi nga kllounët.
Ky motel është i mbushur plot më kllounë. Ata janë të vendosur në raftet e librave, në çdo dhomë si edhe portrete të famshme të kllounëve janë të varur në mure.
Jo vetëm kaq, por edhe vendi është mjaft i frikshëm edhe për një arsye tjetër.
Nëse ju do të flini vetëm një natë në “Motelin Klloun” nga dritarja e dhomës tuaj mund të shihni varrezat që ndodhen fare pranë tij, ku janë varrosur më shumë se 300 persona. Ata janë banorë të zonës që kanë vdekur për shkak të një murtaje misterioze në vitin 1902 dhe 14 minatorë kanë vdekur si pasojë e një zjarri në 1911.
Që nga koha kur u bë i famshëm në internet shumë njerëz të guximshëm shkuar për të kaluar një natë në “motelin më të frikshëm”, raporton Huffpost.