Njoftim i Keshillit Britanik

 
 
Mbretëria e Bashkuar kontribuon në trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të Qëndrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës.
 
Këshilli Britanik në Shqipëri prezanton programin për zhvillimin e kapaciteteve të Zyrës së Kontrollit të Qëndrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ky program është një investim i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të mbështetjes së reformave qeveritare të Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e Sigurisë Kombëtare. 
Programi i trajnimit të punonjësve të Zyrës së Kontrollit të Qëndrës Ndërinsitucionale Operacionale Detare do të ketë në fokus aftësimin e komunikimiprofesional në gjuhën angleze.  Progami do të mundësojë për 5 muaj përafrimin e standarteve profesionale të këtyre punonjësve me koleget e tyre në rajon.
 
Ceremonia e këtij bashkëpunimi do të zhvillohet ditën e hënën, datë 14 shtator, ora 11:00 në mjediset e QNOD në Durrës dhe do të përshëndetet nga:
Shkëlqesia e tij Z.Nicholas Cannon Ambasador i Mbretërise së Bashkuar në Shqipëri, 
Z. Petro Koçi Zv. Ministër i Mbrojtjes,
e Z.Maksim Malaj Drejtor Administrativ i Qëndrës Ndërinsitucionale Operacionale Detare në Durrës.
 
  
Ftojmë mediat ta ndjekin e pasqyrojne këtë aktivitet.
 
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni alba.stefani@britishcouncil.org   

SHKARKO APP