Njohuni me Sophie Trudeau, Zonja e Parë më e bukur në botë! (Foto)

 

Ju keni parë fotot e kryeministrit të ri të Kanadasë, Justin Trudeau, por një pyetje shumë më e rëndësishme shtrohet nëse: është gruaja e tij, Sophie Grégoire-Trudeau, Zonja e Parë më e bukur në Tokë?

Sophie, 40 vjeçe, dhe Justin, 43 vjeç, të dy njohës të shkëlqyer të gjuhëve angleze dhe frënge, e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin fëmijë, sepse ajo ishte shoqe klase dhe mike me vëllain e tij të vogël Michel, i cili më vonë u vra nga një ortek i vitit 1998. Ajo kujton në një intervistë se kur ishte 12 vjeçe dhe ai ishte 16 vjeç, dhe të dy ishin duke u rritur në Montreal, dukeshin si në dy “Botë të Ndryshme.” Ajo luftoi me probleme bulimie në shkollën e  mesme, shkoi për të studiuar në Universitetin McGill dhe Université de Montréal, pastaj gjeti punë si një spikere në televizion. U bë aktive në organizatat bamirëse të tilla si Baca, e cila merret me edukimin e  çrregullimeve të ushqimit.

Kur Sophie pa foton e Justin në gazeta disa vite më parë, para se ai të fillonte edhe karrierën e tij aktive politike, ajo i tha nënës së saj se e ndjen që do të jenë së bashku. Nëna e saj qeshi dhe tha: “Ti dhe çdo vajzë tjetër, Sophie!” Priti një funksion bamirësie për t’u takuar në vitin 2003, por kur ajo i dërgoi atij një email të nesërmen, Justin e injoruar atë. Tre muaj më vonë, kur ata u përplasën me njëri-tjetrin në rrugë, ai i kërkoi numrin e saj të telefonit dhe ajo i tha: “jo”. Kryeministri aktual kanadez ia mori numrin nga nëna e saj, dhe atëherë u realizua  takimi i tyre i parë.

Sophie kujton se Trudeau, i është drejtuar: “Unë kam pritur për ju 31 vjet. Ju do të jeni gruaja ime dhe ne do të kemi një familje së bashku.” Dhe kështu, ata u martuan në maj të vitit 2005 dhe sot kanë tre fëmijë, Hadrien, Ella-Grace dhe Xavier, 1, 6 dhe 8 vjeç, respektivisht.

Pavarësisht se ka në krah një grua të bukur, Trudeau është shoqëruar shpesh me thashetheme rreth pabesive, të cilat ai i mohoi vitin e kaluar në një intervistë për kanalin televiziv kanadez “CBC”.

 “Martesa jonë nuk është e përsosur, dhe ne kemi pasur ulje dhe ngritje të vështira, por Sophie mbetet mikja ime më e mirë, partnerja ime,  dashuria ime. Ne jemi të ndershëm me njëri-tjetrin, edhe kur ka momente të vështira.” Në të njëjtën intervistë, Trudeau tha se ndonjëherë Sophie e urren punën e tij.

Sophie e pyetur në lidhje me pabesinë e burrit, u përgjigj  për “Global Neës”. “Unë mund t’ju them fillimisht se martesa nuk është e lehtë.” Më tej ajo shtoi: “Unë jam pothuajse krenare për faktin që ne kemi pasur vështirësi, por, ne e duam edhe origjinalitetin. Ne e duam të vërtetën. Ne duam që të rritemi më afër si individë nëpërmjet jetës sonë dhe jemi të dy ëndërrimtarë. Duam që të jemi së bashku për aq kohë sa të mundemi. Unë jam e lumtur edhe për të kaluarën.”

Edhe në Kanadanë e qetë, duke qenë një çift i famshëm, mund të ndeshet me fanatizëm: Vitin e kaluar, Sophie dhe fëmijët e saj ishin duke fjetur në shtëpinë e tyre, në Otava (Trudeau ishte larg).  Një djalë 19-vjeçar i dehur hyri në shtëpinë e tyre dhe la një letër që u konsiderua “kërcënuese”. Në stilin shpirtmadh kanadez, ky njeri nuk u akuzua, kur u shpjegua se kishte menduar se ai kishte hyrë në shtëpinë e një shoku, dhe se dëshironte të shkruante një apologji për Trudeaus.

Përgatiti: A. M/Koha Jonë

SHKARKO APP