Nju-Jork instalon teknologji të njohjes së tipareve të fytyrës

Sipas propozimit te Guvernatorit Andew Cuomo, ai ka në plan të instaloje kamera dhe sensorë të njohjes së fytyrave në ura apo tunele. Duke e vendosur këtë teknologji në një qytet të madh siç është ai i Nju Jorkut, kapja e kriminëleve do të jetë më e lehtë.

“Në çdo kalim dhe në vende si mbi ura dhe tunele, do të instalohen kamera të avancuara me sensorë te cilat do të lexojne targat e makinave. Jemi duke testuar programin e pajisur me njohjen e tipareve te fytyres. Këto teknologji do të zbatohen në të gjithë aeroportet dhe në vendet e levizjes tranzitit , duke përfshirë këtu edhe kompleksin Penn-Farley”, ka shkruar në një postim në faqen e tij të uebsajtit guvernatori.

Ajo që mbetet për tu theksuar është se njohja e fytyrës me anë të teknologjisë është ende larg nga e përsosura. Problemi qëndron në faktin se është e veshtire njohja e ngjyrës së lëkurës. Por kjo gjë mbetet për tu rregulluar me kalimin e kohës.

SHKARKO APP