Noka zbulon sesi PD do ti ndihmojë kandidatët e pavarur, përfshirë Binajn për Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tregon strategjinë si opozita do t’i ndihmojë Florjan Binajt në garën për bashkinë e Tiranës dhe kandidatëve të tjerë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Ai më tej shpjegoi se synimi i Partisë Demokratike është që e gjithë opozita të bashkohet me qëllimin për të rrëzuar “narkosin”, duke iu referuar këtu mazhorancës në pushtet. Në logjikën e Nokës, dalja përtej vetes me mbështetjen për kandidatët e pavarur ishte një hap i denjë drejt realizimit të kësaj kauze.

“Këtu në Shqipëri që të quhesh i pavarur duhet ti bësh fresk regjimit. Por ka, ja ku është Florjan Binaj, një figurë e arrirë, një arkitekt dhe një artist i njohur tashmë, i cili e ka rritur emrin dhe figurën e tij duke u marrë me akuza jashtë partive.

Një aktivist i shkëlqyer i shoqërisë civile. I cili nuk ka qenë asnjëherë në asnjë parti politike i anëtarësuar. Ja pra që ka të pavarur. Kapërcyem mbi veten tonë, bëmë gjithçka duke shkelur dhe mbi veten për të bashkuar opozitën. Se është për herë të parë që të gjitha forcat opozitare të qendrës dhe qendrës së djathtë kanë rënë dakord për të mbështetur një kandidat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha forcat opozitare janë bashkë kundër kandidatëve të narkosit. Është arritje e PD kjo. Ne kishim shumë kandidat por vendosëm të hapim një epokë të re kundër narkosit. U arrit të bashkohet opozita në mënyrë konsensuale rreth kandidatëve të shoqërisë civile që kandidojnë si të pavarur. I pavarur do të thotë jo anëtar i partive politike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?