Nostradamus: Lufta e Tretë Botërore do zgjasë 27 vjet

Nostradamus ka parashikuar Zjarrin e Madh të Çikagos në vitin 1871 dhe ngritjen e Hitler-it në vitet e 1930-a. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite mbetet mister burimi i vizioneve të tij dhe aftësia e tij për ta parashikuar të ardhmen me saktësi.

Lufta e Tretë Botërore 

Do të fillojë një luftë në mes dy superfuqive botërore që do të zgjasë për një periudhë 27- vjeçare. Momenti i nisjes së dhunës do të përkojë me shfaqjen e një komete masive në qiell. Sulmet nukleare dhe katastrofat natyrore do ta godasin planetin tonë, kur një planet gjigant do t’i afrohet tokës.

Shpërthimi i Vullkanit Vesuvius 

Besohet që Nostradamus ka parashikuar një Erupsion të madh Vullkanik. Ai ka thënë që shpërthimi më i madh në histori të Vullkanit Vesuvius do të shoqërohet nga dridhje të tokës që do të ngjajnë çdo pesë minuta, duke vrarë 6-16 mijë njerëz.

Tërmeti më i madh ndonjëherë 

Ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të prekur kryesisht zonën perëndimore të vendit. Fuqia e tërmetit do të ndihet edhe në vendet e tjera të botës, gjithashtu. Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet Përparimet në mjekësi do ta zgjasin jetën e njeriut për ta mbërritur mesataren e 200 vjetëve. Një tetëdhjetëvjeçar do duket sikur është pesëdhjetëvjeçar. Kështu të paktën ka parashikuar Nostradamusi.

Rrezatimi do ta djegë planetin 

“Mbretërit do t’i vjedhin pyjet, qielli do të hapet dhe fushat do të digjen nga nxehtësia”, ka shkruar parashikuesi më i famshëm i historisë. Kjo gjë është marrë si paralajmërim për rrezikun që shkakton prerja e drunjve në hapjen e vrimës së ozonit, që parandalon goditjen e tokës nga rrezet ultraviolete.

Fundi i taksave në botën perëndimor

Një revoltë e madhe do t’u japë fund pagesave të taksave, përgjithmonë. “Njerëzit do të refuzojnë t’ia paguajnë taksat mbretit”, ka shkruar Nostradamus.

SHKARKO APP