Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, operacione në Lurë dhe Malin e Dajtit

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e vatrave të zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në malin e Dajtit në Tiranë, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banorëve dhe zonave të banuara.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës. Sipas tij, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa aktualisht banesat nuk janë të rrezikuara.

Situata po monitorohet edhe në malin e Dajtit, ku janë dislokuar 50 efektivë të FA-së dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore për ndërhyrjen nga ajri dhe toka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për komunitetet pranë vatrave të zjarrit. Ndërkohë, vatra Priskë-Gurrë e Madhe-Farkë-Lundër është nën kontroll dhe vijon të monitorohet nga autoritetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Nufi ka shprehur mirënjohje për efektivët që po marrin pjesë në operacionet për shuarjen e zjarreve, duke vlerësuar angazhimin e tyre në kushtet e vështira të krijuara nga temperaturat e larta dhe përhapja e flakëve.

“Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura që ndodhet në terren, për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e treguar në këto ditë të vështira”, shkroi Nufi.

Operacionet në Lurë dhe në malin e Dajtit vijojnë, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?