“Nuk bën burri për një dru rruge” perla e Eduart Ndocajt për Faadi Mitrin

Ende pa iu shëruar plagët nga shkopi i bejzbollit, biznesmeni amerikano-libanez priti disa përfaqësues të qeverisë që iu lutën të mos largohej nga Shqipëria. Pas Milva Ekonomit, në emër të kësaj mazhorance i ka folur edhe Eduart Ndocaj, që i veshur si mjek, e përcolli Faadi Mitrin deri kur hipi në avion. “Burri per nje dru rruge nuk e braktis projektin e biznesit” i ka thënë Eduart Ndocaj biznesmenit që do të investonte 450 milion euro në Shqipëri. E ndërsa i thoshte këto fjalë, Ndocaj i ka treguar edhe si e kanë rrahur atë vetë kur ishte emigrant. Është e qartë që fjalët e Ndocajt nuk e bindën Faadi Mitrin.  Kur ka dëgjuar deputetin të flasë në këtë formë, me siguri do të ketë menduar se duhet të kishte ikur shumë kohë më parë nga një vend si Shqipëria.

noc

SHKARKO APP