Nuk e kandidoi PS për deputet, mjeku shqiptar i bashkohet partisë së ekstremit të djathtë të Nigel Farage

Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS” me dëshirën e mirë për të qenë kandidat nga diaspora për deputet nën siglën e PS, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Por ai nuk mundi të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS. Ky zhvillim nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika.

Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke iu bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër kundër emigrantëve, me theks shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dega e Reform UK për Barnet thotë se:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Reform UK është krenare të prezantojë Dr. Kristo Papa, kandidatin tonë të ri për High Barnet, dhe nëse Reform UK merr besimin për të drejtuar Barnet në majin e ardhshëm, Dr. Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur — duke sjellë përvojë të pakrahasueshme, lidership të lartë dhe një kuptim të thellë të kujdesit ndaj pacientit në një shërbim që ka nevojë urgjente për reformë, integritet dhe llogaridhënie.

“Me udhëheqjen e tij, mund të kthejmë më në fund shërbimin e dëmtuar të kujdesit social për të rritur në Barnet, të rivendosim mbështetjen e duhur për banorët vulnerabël dhe të rindërtojmë një shërbim që është i sigurt, efikas dhe i dhembshur”.

“Një votë për Reform UK në Barnet është një votë për ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë. Së bashku, mund ta kthejmë Barnet për më mirë”.

Disa ditë më parë kryeministri Keri Starmer deklaroi se “Udhëheqësi Reform UK Nigel Farage duhet t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për lidhjet e partisë së tij më Rusinë”.

Nathan Gill ish udhëheqës i Reform UK për Uellsin pranoi se kishte marrë para për të bërë deklarata në favor të Rusisë. Gill u dënua me 10 vite burg pasi kishte marrë para nga një agjent për të bërë propagandë pro ruse.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?