Nuk është edhe aq keq të jesh beqar

Shën Valentini të gjeti beqar? Mos u mërzit! Ke shmangur goxha telashe. Nga të gjitha emocionet që qenia njerëzore përjeton, dashuria është ajo më e çuditshmja. Ti futesh në një gjendje shpirtërore plot ulje e ngritje dhe pavarësisht se psikologët i kanë kushtuar qindra orë për ta kuptuar, prapë ka shumë aspekte për të cilat e kanë të vështirë që të flasin. Më poshtë janë gjashtë arsye se përse nuk përmbyset bota se aktualisht nuk ndihesh i dashuruar.

Ju kaloni shumë kohë bashkë

Një herë e një kohë ti ëndërroje për një palë pushime me një libër të bukur në çantë dhe të mos kishe të bëje me asnjeri. Me një partner/e në krah, e ke të vështirë që ta kalosh një ditë vetëm me veten, sepse shumicën e kohës shkëmben SMS dhe diskuton me të. Mos i kushtoni rëndësi faktit që një studim i “Harvard Medical School” nxori se përkujdesja ndaj njëri-tjetrit dhe marrëdhëniet e forta e largojnë stresin. Harrojeni edhe këshillën që lidhja e fortë me dikë të shton jetën. Në fund të fundit ti nuk do që të jetosh më gjatë një jetë plot me strese.

Të kanë mbytur gjithfarë lloj ndjesish

Vetëm kur e shikon që afrohet së largu, zemra jote rreh fort. Për më tepër truri i dashuruar prodhon dopaminë më shumë sesa duhet. Kjo të jep përqendrim, energji e optimizëm dhe të gjitha këto gjëra janë një armë e fortë për të luftuar stresin. Por pyetja është: A ia vlen që të shikosh thellë në sytë perfektë të së dashurës tënde për të gjitha këto hormone që të bëjnë të ndihesh mirë? Disa gjëra nuk duhen ekzagjeruar.

Nis t’i besosh realisht komplimentet

A ka gjë më të keqe sesa të të thonë që ke buzëqeshje perfekte? A nuk irritohesh kur dikush të thotë që është krenar për ty? Studimet thonë se kur je në një lidhje, nis që t’i të bësh pjesë të karakterit tënd të gjitha komplimentet që merr nga partneri. Ky parim merret njësoj edhe për aftësi si, perceptimi që ke për ato që ti mendon se i bën më mirë se të tjerët apo gatimin. Me pak fjalë, nis të të hyjë vetja në qejf. Pra ka të bëjë me çdo veprim të cilin partneri e shikon më shumë pozitivisht, sesa ti veten. Kështu që edhe ato ditë kur e ke djegur pulën, nuk ke bërë dush apo puna s’të ka ecur, adhurimi nga partneri yt mund të të ngrejë moralin. Seriozisht kjo të bën më egoist.

Bëni më shumë seks

Kur bie në dashuri, niveli i dopaminës rritet. Dhe kur ky hormon është me shumicë, atëherë prodhohet më shumë testosteron që e rrit dëshirën seksuale te ju. Kur kryen marrëdhënie seksuale me personin e duhur, atëherë kjo i bën mirë shëndetit. Studimet thonë se presioni i gjakut ulet, lëshohet më shumë endorfinë që të sjell lumturi dhe ti fle më mirë. Por ky është turp!

Vlerëson lumturinë e dikujt tjetër njësoj si tënden

Gjumi ka qenë një nga rehatitë e tua që nuk e shkëmbeje me asgjë. Tani ti e gjen veten zgjuar përpara orës nëntë në një ditë të diele, ndërkohë që gjysma jote vazhdon të gërhasë dhe të flejë për shtatë palë qejfe në pritje që ta zgjosh sapo mëngjesi të jetë gati. Po sakrifikon një nga kënaqësitë e tua më të mëdha dhe ndihesh mirë për këtë gjë? E çfarë merr si përfundim? Dashuria të detyron të bësh budallallëqe. P.sh., t’i bësh dikujt një omëletë me arsyen e vetme që të të japë një buzëqeshje. Çmenduri!

Zbulohet komploti më i madh i jetës

Sa keq është kjo situatë? Pas vëzhgimit të më shumë se 250 burrave për një periudhë 75-vjeçare, kërkuesit në Universitetin Harvard zbuluan se dashuria dhe marrëdhëniet, më shumë se çdo gjë tjetër, përfundimisht të çojnë në një jetë më të përmbushur dhe të lumtur. Kur ke në krah dikë që e do, atëherë jeta ka shumë gëzim. Rezultati është i thjeshtë: “Lumtura barazohet me dashurinë. Pikë”. Në realitet, dashuria është një ndjenjë shumë më pozitive sesa përfitimet që ti merr. Pavarësisht anëve negative, rënia në dashuri është diçka e mirë.

Tring News

SHKARKO APP