Nuk është film aksion por stërvitje

Jemi mësuar me filmat aksion ku imagjinata ku ka limite dhe gjithçka arrihet. Skena të vërteta e të kompjuterizuara, tërheqin vëmendjen tonë gjithmonë. Këto fotografi nuk janë shkëputur nga ndonjë film aksion me ndonjë regjisor por janë gjatë një stërvitje rutinë të ushtrisë saudite. Që nga fluturimet nga njëra makinë në tjetrën, shpërthimet dhe një tullë mbi kokë janë tashmë të zakonshme për këtë ushtri por aspak të njohura për ne.

Pamjet fantastike që tregojnë se si forcat speciale fluturojnë nëpër ajër dhe si mbijetojnë në shpërthimet. Ata provojnë dhe forcën e tyre nëpër shkretëtirën saudite në një stërvitje trajnuese ushtarake.

Imazhet dramatike duket si pjesë e ndonjë filmi aksion, por në fakt tregojnë ushtrinë saudite që merr pjesë në stërvitje aktive. Një foto tregon se si dy ushtarë me armë masive kërcejnë nga majat e dy makinave të policisë, ndërkohë që makina është në lëvizje.

Këto imazhe dramatike mund të duket si diçka nga ndonjë film aksion, por ata me të vërtetë tregojnë  se si forcat speciale marrin pjesë në stërvitje ushtarake. Anëtarë të forcave saudite të sigurisë kanë qenë duke demonstruar aftësitë e tyre të konsiderueshme gjatë një stërvitje ushtarake në shkretëtirën e Riadit në Arabinë Saudite. Imazhi i fundit dhe jo çuditërisht tregon një anëtar të forcave saudite të sigurisë duke thyer tulla mbi kokën e tij.

Burimi: DailyMail/Përshtati: Redjon Shtylla

2 3

SHKARKO APP