”Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore
Sali Berisha nga foltroja e Kuvendit ka reaguar sërish lidhur me debatet mbi ligjin e barazisë gjinore, duke mohuar kategorikisht se ka fyer ndonjë ambasador dhe duke kërkuar publikisht nga përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, që të tregojë se cilën direktivë të BE-së mbështet qëndrimin për terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore.
”Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se kërkesa e tij ndaj ambasadorit Gonzato është e qartë: “Cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore? Asnjëra nga direktivat nuk e ka këtë, ato flasin për burrin dhe gruan”.
KOHA JONË SONDAZH

