Nuk mbajti premtimet, qytetarët lidhin në pemë kryebashkiakun

Premtimet e pa mbajtura kanë shtyrë qytetarët e Chiapas që të përplasen fizikisht me krybashkiakun e tyre.

Óscar Ramírez, kryebashkiaku i qytetit jugor meksikan është lidhur nga qytetarët në një pemë teksa kishte shkuar në terren për prezantimin e një serie projektesh publike që u kishte premtuar banorëve të qytetit të Frontera Comalapa.

Por pakënaqësia me rrjetin e ujit, ka bërë që përfaqësuesit nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të zemëruar ndaj Ramírez për gjendjen e rrënuar të sistemit të ujit të pijshëm dhe më pas u përplasën fizikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas incidentit, Ramírez doli në rrjetet sociale duke u përpjekur të mos i jepte rëndësi ngjarjes ndërsa ka thënë se nuk ishte lidhur në pemë, edhe pse kjo dukej qartë në fotot.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?