Nuk më dalin 70 mijë lekë! Basha: Plani im, e rrit pensionin që këtë vit

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë takimit me banorët e Maliqit, pasi dëgjoi hallet e tyre u tregoi për zgjidhjet që vijnë me planin e tij ekonomik.

Një grua e moshuar, 73 vjeçe e cila është është pensioniste ta se ajo merr 70 mijë lekë të vjetra në muaj. Lulzim Basha i tha se me planin e tij, rritja e pensioneve do të nisë brenda vitit, dhe deri në fund të mandatit të parë, pensioni do jetë 250 mijë lekë.

Ndërkohë që një zonjë e cila punon si rrobaqepëse, tha se ka mbetur pa punën me të cilën mbante familjen, pasi shteti ia ka prishur dyqanin.

Sipas saj vendin e saj të punës e ka zënë një grua tjetër e cila është një socialiste e afërt me kreun e bashkisë dhe me pushtetin. Basha i tha se me 25 qershor ndodh ndryshimi i madh, ku ligji do të jetë i pacënueshëm.

Lulzim Basha u tha banorëve të Maliqit se plani i tij “do të ndezë motorrin e ekonomisë, do të sjellë rritje konsumi, rritje prodhimi, futjen e parasë në qarkullim. Një plan i kombinuar që sjell zhvillim, vende pune, dhe mbështetje për të pamundurit, për të rinjtë, dhe pensionistët”,-deklaroi Basha.

SHKARKO APP