Nuk mjaftojnë 90 minuta, Rusi-Kroaci shkon në shtesë
Nuk ka mjaftuar koha e rregullt për të nxjerrë gjysmëfinalisten e fundit në Kupën e Botës. Rusia dhe Kroacia e kanë mbyllur kohën e rregullt në barazim 1-1. Ndeshja nisi me një ritëm të frikshëm, teksa kroatët kërcënuan portën e Akinfeev që në minutën e 8-të me Rebic, i cili provoi me një goditje të fortë në zonë, që përfundoi shumë jashtë kuadratit. Në minutat në vijim të dyja skuadrat kontrollojnë lojën, duke mbyllur hapësirat. Në mesin e pjesës së parë, Perisic tentoi me një goditje me kokë, e cila përfundoi jashtë kuadratit. Në momentin më të mirë të kroatëve, vendasit surprizojnë duke gjetur golin e avantazhit me Cheryshev në minutën e 31-të.
Një nga futbollistët më të spikatur të turneut, bëri një ekzekutim fantastik pas një gjuajtje shumë të fortë në hyrje të zonës, e cila përfundoi në trekëndësh. Avantazhi zgjati vetëm 8 minuta, pasi ekipi i Dalic vendosi menjëherë baraspeshën. Mario Mandzukic me një aksion të bukur në krahun e majtë, ka dhënë një asist perfekt për Kramaric, i cili e ka pasur të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nisi me kroatët më të vendosur në sulm, teksa Kramaric dha menjëherë sinjalin me një tentativë të bukur me roveshatë në hyrje të zonës. Në minutën e 59-të, Kroacia ju afrua shumë pranë golit me Perisic, i cili goditi shtyllën pasi u harrua nga mbrojtja ruse brenda zonës. Në minutën e 72-të Aleksandr Erokhin kishte një mundësi të artë, teksa kërceu mjaft mirë në zonë, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë kuadratit. Smolov në minutën e 4-t shtesë ju afrua golit me një goditje të fortë të Smolov që u ndal nga portieri Subasic.