Nuk na duhet Panamaja

Nga Ardit Rada/Botimi i dokumenteve zyrtare, qofshin ato vendase dhe aq më tepër të huaja, nuk përbëjnë ndonjë risi të paktën sa i përket shqiptarëve. Ndryshe ndodh në një vend ku opozitat nuk merren me denoncime familjarësh, e ndryshe tek ne që jemi regjur me luftën e re të klasave ku politikanët ia bëjnë njëri-tjetrit radioskopinë e farefisit brez pas brezi dhe tashmë qytetari i di gjërat kryesore.

Në fakt, ‘Panama Papers’ për rastin e Shqipërisë nuk pi ujë dhe as nuk do të sjellë ndonjë ‘boom’ në politikë, shoqëri etj. Ka qenë botimi i dokumenteve dhe kabllogramëve të Wikileaks ai që i pari i mësoi botës se ç’janë korrespondencat private, roli i diplomacisë në një vend të huaj, përfshirja në spiunllëqe dhe brryla të politikanëve për njëri tjetrin e të tjera si këto.

Sikurse dokumentet që Julian Assange nisi t’ia tregojë botës mbarë, ashtu edhe ‘Panama Papers’ nuk do t’i sjellë Shqipërisë asgjë veçse englendisjen e mediave dhe të lexuesve. Ose e thënë ndryshe, një kuriozitet për të marrë vesh të vërteta të mundshme, por që do të mbeten në nivel thashethemesh e nuk do të ndryshojnë asgjë në emra të përvetshëm e tendera të dhënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, kur i gjithë faktori ndërkombëtar po i rri Shqipërisë si xhandari mbi kokë për të përmbushur disa udhëzime, vendit tonë nuk i duhen skandalet e Panamasë sepse asnjë institucion nuk i merr seriozisht. Shqipëria më shumë se kurrë sot ka nevojë për organ akuze që heton dhe bën shembuj zyrtarë dhe biznesmenë pranë politikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk na duhet Panamaja, por vullneti i Prokurorisë, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe spastrimi i çdo zyre të sistemit të Drejtësisë, mundësisht dhe të avokatëve e noterëve. Dhe kur të ndodh kjo, në mos e bëfshim vetë hetimin, të paktën do merren në konsideratë të dhënat e panamave!

Javanews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?