Nuk pagoi faturën e sanduiçit, humbet punën 78 mijë dollarëshe
Një zjarrfikës nga New Yersey nuk ka paguar në një dyqan disa artikuj që kapnin vlerën 8 dollarë. Ai u dënua nga dyqani për vjedhje, duke humbur kështu punën e tij si zjarrfikës, të ardhurat e së cilës arrinin vlerën afro 78 mijë dollarë në vit.
Një gjyqtar i Gjykatës Komunale lajmëroi të premten se 34-vjeçari Ashton Funk, ka për të humbur punën e tij si një zjarrfikës dhe kujdestar plazhi pasi u dënua për vjedhje të një dyqani në Margate, ne muajin gusht. Avokati i tij ka apeluar dënimin, por vetë Funk nuk ka dashur të komentojë këtë ngjarje.
Megjithatë, Funk nuk ishte në detyrë si një zjarrfikës apo anëtar i patrullës së plazhit në kohën e kryerjes së veprës. Por zyra e prokurorisë ka kërkuar prej tij pushimin nga puna, qe ai ka mbajtur që nga viti 2011, duke thënë se një punonjës publik është subjekt për shkarkimin nëse shpallet fajtor për një shkelje që përfshin jo ndërshmërinë.
Prokurorët thonë se Funk ka dalë nga dyqani pa paguar për farat e lulediellit, një sanduiç mëngjesi dhe kafenë.
Burimi: New York Post. Përshtati: Sidorela Lepri