Nuri Seferi mesazh emocional, për gjendjen kaotike në Kumanovë
Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, i ka bërë thirrje gjithë faktorit politik shqiptar, që të konsolidohet dhe të parandalojnë gjendjen e dhunshme dhe dramatike që po përjeton Maqedonia.
Në Maqedoni dhjetëra shqiptarë janë plagosur dhe raportohet të jetë vrarë, teksa kjo gjendje e përgjakshme ka prekur tej mase boksierin Nuri Seferi, i cili lëshoi edhe një deklaratë për gjendjen aktuale ku policia maqedonas nuk kursen asgjë ndaj shqiptarëve.
Apeli i Nuri Seferit në profilin e tij Facebook:
Në emrin tim personal i bëj apel politikës Shqiptare pa marrë parasysh se ku ndodhet në Trojet e Shqipërisë Etnike.
Të kthejnë kokën një herë dhe të shikojnë pozitën e mjerueshme të Shqiptarëve në f.y r.o.m ku na burgosin, na vrasin dhe na burgosin nënat Shqiptare.
Kërkoj që të gjithë Shqiptaret të tregojnë maturi për të mos rënë pre e provokimeve qe i përgatit qeveria aktuale.
Këto skenarë janë plan i këtyre qeveritareve për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet aktuale që i nxjerr Opozita.
Edhe një herë është koha dhe momenti i duhur për t’u bashkuar politika Shqiptare, duke mos shikuar interesat personale. Është momenti i duhur që t’u themi stop të gjithë urdhrave qe po i jep shteti sllav , Mjaft u servuam si shërbëtorë. Jemi në shtetin tonë, Jemi plot 1 milion, Mjaft ulëm kokën dhe humbëm krenarinë.
Me respekt : Nuri Seferi