Nusja në Pogradec sfidon acarin, martohet në dëborë

Veç bukurisë që Liqeni i Pogradecit u jep fotografive të dasmave tashmë i shtohet edhe dëbora.

Një çift ka vendosur të sfidojë temperaturat e ulëta të janarit të acartë për të përjetësuar në albumin e fotografive të dasmës edhe bardhësinë e dëborës.

Në disa fotografi të realizuara nga Ardian Fezollari, çifti pozon në një sfond të zbardhur nga dëbora në ditën më të rëndësishme të jetës, pa lënë të kuptohet për asnjë moment të ftohtin e acartë që ka pushtuar të gjithë Shqipërinë.

SHKARKO APP