Obama: E dashuroj Meryl Streep. I shoqi e di. Edhe Mishel e di.
Presidenti amerikan Barack Obama ka nderuar me medaljen presidenciale të lirisë 18 artistë, politikanë, studiues dhe aktivistë, mes tyre aktoren Meryl Streep, kantautorin Stevie Wonder, shkrimtaren Isabel Allende dhe lojtarin e golfit Charlie Sifford. Përpos vlerësimit objektiv për kontributin e tyre, Obama shprehu dashurinë dhe admirimin për Streep edhe me batutë: “Unë e dashuroj Meryl Streep, e kam thënë publikisht, të gjithë e dinë, burri i saj e di, Mishel gjithashtu e di, por askush nuk mund të më ndalë ta dua” – u shpreh Obama.
Meryl Streep ka fituar tre çmime Oskar dhe është aktorja më e nominuar e Akademisë në të gjithë historinë hollivudiane. Kurse për Stevie Wonder, Obama tha se ishte thuajse 11 vjec kur kishte blerë për herë të parë albumin e tij, me lekët e veta.
Ai tha se ka pasur një influencë të madhe nga këngët e tij dhe dashuria e përcjellë prej tyre. Stevie Wonder është një nga këngëtarët më popullor të të gjitha kohërave dhe është vlerësuar me 22 Grammy Awards. Ai ka shitur shitur mbi 100 milionë albume. Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu edhe shkrimtaren e famshme kilianoamerikane Isabel Allende, e njohur për stilin e saj të realizmit magjik.
Ajo është autore e romanit shtëpia e shpirtrave, paula etj. Alende eshte kushërirë e ish-presidentit kilian Salvador Allende, dhe jeton në Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1980. U vlerësuan edhe tre aktivistë të të drejtave të njëriut si James Chaney, Andrew Goodman dhe Michael Shverneri, të cilët u vranë në 1964 gjatë trazirave të Misisipit.