Off shore i Panamasë dhe On sherri i Tiranës!

Nga Ylli Dylgjeri- Skandali i Panamasë po i lëviz themelet mbarë në vendet e përfshira në fshehjen e parave. Shtypi, politika, publiku të prekur nga ky skandal i rritur në vite, po i kthen sheshet qëndrore në revolta popullore.

Ndryshe ndodh tek Ne.

Në vendin e shqiponjave ka plasur: On sherri!

Sherr për reformën në drejtësi.

Sherr për kryetarin e Partisë.

Sherr për mandatin e Koços.

Sherr në Parlament.

Sherr te këndi i lojrave.

Sherr te Fevzo!

Sherri dhe pyetjet vazhdojnë: Kush është pasaniku shqiptar?

Kush është i ndershmi?

Me kë është mik?

Sa para ka fshehur?

I kujt partie është? etj etj.

Dhe si të mos mjaftonin pyetjet dhe debatet në politikë, mjeshtrat e Teatrit politik e ftojnë sërisht publikun të inagurojnë projektin e Sheshit të Ri të Tiranës, duke i thënë opinionit: le të dale bota shesheve, Ne ndërtojmë sheshe! Kjo është atmosfera këtu.

Sherri vazhdon.

SHKARKO APP