Oficerja e policisë kanadeze, lezhjania Klotilda Kokaj-Dusaj nderohet nga AALEA
Oficerja e Policisë Klotilda Kokaj-Dusaj nga Lezha shërben me guxim dhe integritet në Kanada. Ajo jeton e punon si oficere në Kanada.
Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) me krenari nderon Oficeren e Policisë Klotilda Kokaj- Dusaj një anëtare e përkushtuar me rrënjë në qytetin historik të Lezhës, e cili vazhdon t’i shërbejë Kanadasë me nder, integritet dhe përkushtim.
Oficerja Dusaj përfaqëson forcën e trashëgimisë shqiptare, duke mbrojtur dhe mbështetur komunitetin jashtë vendit.
Shërbimi i saj pasqyron vlerat e guximit, përgjegjësisë dhe krenarisë që përcaktojnë popullin shqiptar.
AALEA është e nderuar të qëndrojë përkrah anëtarëve që mbartin kulturën dhe përkushtimin tonë për shërbim në të gjithë botën.
Oficerja Kokaj-Dusaj duke shprehur me krenari origjinën e saj shqiptare ku ka lindur, rritur dhe arsimuar është thekson:
“Me rrënjë në qytetin historik të Lezhës, unë mbaj vlerat e nderit, guximit dhe integritetit në çdo hap të udhëtimit tim. Trashëgimia krenare shqiptare më udhëzojnë, ndërsa i shërbej Kanadasë me përkushtim dhe angazhim.
Si një anëtare krenare e Shoqatës Amerikano-Shqiptare të Zbatimit të Ligjit (AALEA), përpiqem të mbaj standardet më të larta të shërbimit, duke përfaqësuar kulturën tonë me krenari.
Nga Lezha në Kanada, rrënjët dhe detyra ime përcaktojnë se kush jam unë.”
Lindita Kokaj (lezha press)

KOHA JONË SONDAZH

