Ogerta Manastirliu takon studiusin e njohur Mark Uci, autor i disa librave historikë
Ogerta Manastirliu, kandidatja për bashkinë e Tiranës, vazhdon takimet kudo nëpër qytetin e Tiranës dhe fshatrat, në një fushatë e cila e ka përfundimin akoma pa mbaruar; fitore e Manastirliut.
Në takimin e saj te komuna e Parisit, Ogerta Manastirliu u takua edhe me studiusin e njohur Mark Uci, i cili ka disa monografi por veçanërisht botimin “Lezha-tempulli i historisë kombëtare”, “Historia e Malësisë së Madhe” dhe së fundi “Mirdita-trull historik i shtetit Arbnor”.
Mark Uci edhe si përfaqësues i komunitetit katolik në Tiranë, i kërkoi kandidates Manastirliu që sapo të zgjidhet kryetare, ndër të tjera të investohet për kulturën e komuniteteve të ndryshme në kryeqytet, që ti sherbejë brezit të ri si edukim me patriotizmin kombëtar, por edhe me atë zonal, siç historia ka treguar për kulturën historike të Lezhës apo patriotizmin e pashoq të malësorëve e mirditorëve.
Studiusi Mark Uci premtoi Manastirliut se ai personalisht, në mënyrë vullnetare, do të kontribuonte në takime apo leksione me rininë e kryeqytetit.
KOHA JONË SONDAZH

