“One Stop Security” – Pasagjerët e Rinasit nuk do të kontrollohen më në aeroportet tranzit

Shqiptarët së shpejti do të shpëtojnë nga kontrollet e vazhdueshme në udhëtimet e tyre në aeroportet tranzit. Shqipëria ka marrë aprovimin për projektin e sigurisë të transportit ajror “One Stop Security”, i cili ishte një investim i Drejtorit të Aviacioni Civil Shqiptar Flamur Çelaj. Zv/Drejtorja e Aviacionit, Enkela Mezini, në studion e Ora News bëri të njohur këtë nismë.

Qytetarët shqiptarë që nisen nga Rinasi nuk do tu nënshtrohen kontrolleve të sigurisë në aeroportet tranzit.

Projekti i sigursë së transportit ajror  “One Stop Security”  u aprovua edhe në Francë.

Buxheti financiar për Shqipërinë në fakt nuk ekzistonte, por investimi personal i Drejtorit Ekzekutiv, Flamur Çelaj bëri që buxhetet e projekteve për Turqinë, Serbinë dhe Moldavinë të rialokoheshin në favor të Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur zv/Drejtorja Enkela Mezini e ftuar në studion e Ora News.

Enkela Mezini: Është një ndalesë për sigurinë.Kur nisesh nga Tirana për të shkuar në Paris, ose Tiranë-Romë-Paris, me tranzite, ti nuk ndalohesh më në Romë për tu kontrolluar. Ti trajtohesh si pasagjer i BE dhe kalon direkt në tranzit dhe jam i sigurt se me mbështetjen e Drejtorit Ekzekutiv ne kemi për ta realizuar qoftë dhe për një vit.

Zv/Drejtoresha Mezini shton se futja e linjës ajrore low cost në 2017, do të zhdukë shqetësimet për çmimet e larta të biletave të udhëtimit.

Enkela Mezini: Liberalizimi i tregut sjell gjithmonë përfitime për pasagjëerin shqiptar.

Projekti “One Stop Security” është edhe sfida me e madhe me interes publik për Aviacionin Civil, i cili rrit nivelet e sigurisë në portën e parë të Shqipërisë në Europë.

SHKARKO APP