Opozita bllokon foltoren dhe nuk lejojnë Maznikun të prezantojë raportin për ”Territorialen”

Seanca plenare vijon me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit menjëherë pasi kryesuesi i seancës, Niko Peleshi, njoftoi përfundimin e diskutimeve për procedurë dhe kalimin në prezantimin e raporteve të PS-së dhe PD-së lidhur me reformën territoriale.

Për shkak të situatës së krijuar, Peleshi ndërpreu punimet dhe shpalli një pushim pesëminutësh, me synimin për rikthimin e normalitetit në sallë.

Megjithëse seanca rifilloi pas pushimit, tensionet vijuan. Opozita bllokoi sërish foltoren, duke detyruar drejtuesin e seancës të ndërpresë edhe një herë punimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pas rifillimit të seancës pas pushimit të dytë, deputeti Luçiano Boçi vijoi të mbajë të bllokuar foltoren, duke mos lejuar që fjalën ta merrte ministri Arbian Mazniku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?