”Opozita ka shpallur falimentin!”, gazetari Shkurti: Ka humbur besimi tek establishmenti

PS fitoi në 5 bashkitë ku të dielën u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale. Gazetari Armir Shkurti thotë se opozita ka shpallur falimentin duke mos kandiduar kandidatë politikë. Për të qytetarët kanë humbur totalisht besimin te politika, e cila thekson Shkurti nuk përfaqëson më interesin e zgjedhësve.

“Tezën time e konfirmoi doktori sot kur doli, më ndryshe sesa bojkot ishte “boj kot, bëj kot, jo bojkot”. Tha s’kemi kandidatë, pastaj do mbështesim kandidatë nga shoqëria civile, kandidati për Tiranën tha nuk kam takuar Berishën. Një gjë absurde Përveç Cërrikut ku doli një parti që nuk ishte e opozitës tradicionale dhe bëri fushatë në asnjë vend nuk u bë asnjë fushatë, as opozitë.

Dje Kumbaro në Tepelenë, Mazniku në Cërrik dhe bënin thirrje: Dilni votoni! Nga opozita asnjë thirrje. Ata që shkuan të votojnë janë ata që kanë humbur totalisht besimin kudo. Pas 11 majit unë njoh shumë socialistë që ndihen keq edhe në pozicionet në parti dhe mënyrën si shkon politika. Besimi ka humbur totalisht tek estabilshmenti se politka është jashtë interesave dhe nuk përfaqëson më elektoratin”, tha Shkurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?