Opozita në rrugë, diplomati Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

Diplomati Arben Çejku duke folur për aksionin e PD-së, thotë se duhet të përgatisë një alternativë, ku të dallojë nga modeli qeverisës. Çejku vuri në dukje se ka nevojë për një qasje më proaktive, më gjithëpërfshirëse të asaj çka qeveris opozita.

“Opozita duhet të përgatisë alternativë, opozita duhet të dallojë në distancë nga modeli qeverisës. Ka dy lloj qeverisjesh, ka një qeverisje ekzekutive të mazhorancës që qeveris vendin, por ka edhe një qeverisje të opozitës, të alternativës opozitare.

Këtu ka nevojë ende për të bërë një qasje më proaktive, më gjithëpërfshirëse dhe më prezantuese të asaj çka qeveris opozita. Sepse edhe opozita e ka një pjesë të qeverisjes, qoftë në Parlament, qoftë jashtë Parlamentit, në marrëdhënien me të tjerët, me ndërkombëtarët dhe me njerëzit e qytetarët e ditës”, tha Çejku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 13748 (66.7%)
Jo 6876 (33.3%)

Vota totale: 20624