Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Opozita pa zë në Kuvend”, Agron Gjekmarkaj: Kjo nuk është Shqipëri europiane, por arnautistan

Lajme E enjte, 16 Tetor 2025 15:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Deputeti i PD-së dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga salla e Parlamentit këtë të enjte ka denoncuar mazhorancën në seancën e kësaj të enjte të Parlamentit. Në fjalën e tij, ai u shpreh ndër të tjera se Partia Socialiste po tenton të marrë peng opozitën dhe u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar sërish si farsë elektorale. ”Prandaj ne jemi këtu për të mos heshtur! Për të kujtuar çdo ditë se parlamenti nuk është pronë e mazhorancës, por është themeli i Republikës. Dhe kjo Republikë nuk do bëhet monarki obskurantiste. Nuk do të përvetësohet. Nuk do të shndërrohet në pronë private! Kjo tendencë ushqehet me heshtje ndaj nuk doni debat. Kjo ushqehet me urdhra pa transparencë”,-tha Gjekmarkaj.

Fjala e plotë

Të nderuar kolegë, qytetarë shqiptarë, jemi tashmë në javën e pestë të një Kuvendi që nuk kuvendon, të një Kuvendi qe nuk funksionon si institucion i përfaqësimit, por si instrument i heshtjes. Prej më shumë se një muaji, opozita nuk ka të drejtë fjale. Heshtja është një nga njollat më të medha në historinë tonë bashkëkohore! Prej më shumë se një muaji, Kryeministri, Qeveria dhe mazhoranca nuk flasin as vetë, nga frika ndaj të vërtetave!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk ka interpelanca. Nuk ka debat. Nuk ka pyetje. Nuk ka përgjigje. Ka vetëm njoftime proceduriale, arrogancë, indiferencë dhe urdhra që zbatohen me kokën ulur. Çudi si nuk ju dhemb qafa nga te qeshurat deperesonalizuese! Ky është jo vetëm një sulm ndaj opozitës, por mbi të gjitha një dhunim i parlamentarizmit si shtyllë e demokracisë. Sepse, siç ka thënë Robert Schuman, një prej themeluesve të Europës moderne:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Demokracia nuk mund të ekzistojë pa respekt për të vërtetën dhe për njeriun”. Dhe pikërisht kjo po na mungon: respekti për të vërtetën dhe respekti për qytetarin shqiptar, që përfaqësohet këtu jo për të heshtur, por për të folur. Para pak ditësh, ju e votuat një qeveri të re. Dhe me të, edhe një program katërvjeçar – më saktë një hartim politik fund e krye propagandë! Ju ende s’keni realizuar 30% të programit të vitit 2013! Nuk e prezantuat. Nuk e shpjeguat. Nuk e diskutuat. Nuk ndiet detyrim t’u thoni shqiptarëve se çfarë keni ndërmend të bëni për katër vitet e ardhshme. Një votim i ftohtë, i shpejtë, pa asnjë fjalë! Kjo është mënyra si e kuptoni marrëdhënien me qytetarin? Duket qarte se jeni të emëruar, jo të zgjedhur. Duket se keni ardhur këtu me koncesion! Ju po ndërtoni një realitet politik të shëmtuar, ku debatit i keni shpallur luftë, të vërtetën e keni shpallur armike dhe opozitën – peng. Sot nuk jemi në krizë politike – jemi në krizë të shtetit ligjor dhe të lirisë. Jemi në krizë ndërgjegjeje e në krizë dinjiteti.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 6 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 14 minutash
Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Para 47 minutash

Jemi të sulmuar nga banaliteti dhe shija e ndyrë e korrupsionit. Jemi bij të një shteti të uzurpuar e të dhunuar! Nuk mund të harrojmë se si e morët pushtetin – me farsë zgjedhore, me drejtësi të komanduar, me liderë të opozitës të arrestuar, siç është rasti i z. Sali Berisha – në shkelje të çdo norme demokratike. Deputetë opozitarë të ndaluar, të sulmuar publikisht. Dhe tani, pasi e morët pushtetin, nuk u mjafton heshtja juaj – kërkoni edhe heshtjen tonë! “Në demokraci, çdo njeri ka të drejtë të heshtë – por askush nuk ka të drejtë ta heshtë tjetrin!” Por të jeni të bindur: E vërteta nuk merret zvarrë gjatë. Ajo gjen rrugën për të shpërthyer. Dhe kur ajo del në dritë, ju nuk do të mund ta mbroni veten me procedura, por do të përballeni me pasojat e heshtjes që sot mendoni se është fuqi. Do të përballeni me njerëzit që sot i mendoni të trembur. Do të gjykoheni nga drejtësia që sot e keni nën tutelë! Ndërkohë, jashtë këtij Kuvendi, vendi është në rrënim, në ikje, në varfëri – e mbi të gjitha në errësirë!
Lezha mbetet pa drita pas çdo stuhie. Shënkolli, Zejmeni, Zadrima, Torovica – po ashtu, në errësirë. Qytetarët ndihen të braktisur, të harruar. Punësimi – i gjithi me kriter politik, luftë klasash! Asnjë përgjegjësi. Asnjë plan. Vetëm propagandë.

Rruga Milot–Balldren, e vetmja lidhje që e çon Shqipërinë fizikisht drejt Europës, është e bllokuar. Është kthyer në një makth për banorët dhe për turistët. Tre herë në 12 vjet na është thënë se “është bërë tenderi” dhe çdo herë ka qenë një gënjeshtër elektorale. Edhe dasmat e mortet nuk bëhen më në verë! Njerëzit nuk mund të udhëtojnë. Veriu është i izoluar, por për ju mjafton që premtimin ta mbuloni me premtim, aq sa muri i gënjeshtrave të bëhet aq i trashë, sa të pengojë faktet – dhe pastaj ta shpërndani në ekran. Minatoret e Spaçit i dhunoni ne vend qe tu plotesoni kerkesat si te ishin kriminele ndersa kriminelet si akademik ne nje vend pa akademi!

E ndërkohë që vendi është në këtë gjendje, edhe institucionet e tjera që duhet të ishin të pavarura, janë shndërruar në degë të ekzekutivit. Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj, të cilin e mendonim të paqenë, por jo jemi gabuar – është i dëmshëm! Ka zgjedhur të mos jetë më garant i unitetit kombëtar, por shërbëtor i mazhorancës dhe i kryeministrit, me akte e me gjeste! Një President që e sheh veten si zgjatim i pushtetit dhe jo si përfaqësues i të gjithë qytetarëve. Kjo është një tjetër tradhti ndaj shoqërisë.

Prandaj ne jemi këtu për të mos heshtur! Për të kujtuar çdo ditë se parlamenti nuk është pronë e mazhorancës, por është themeli i Republikës. Dhe kjo Republikë nuk do bëhet monarki obskurantiste. Nuk do të përvetësohet. Nuk do të shndërrohet në pronë private! Kjo tendencë ushqehet me heshtje ndaj nuk doni debat. Kjo ushqehet me urdhra pa transparencë. Kjo ushqehet me lojëra force – pa respekt për qytetarët dhe për të vërtetën. Sepse, siç e tha Schuman dhe po e përsëris me forcë: “Demokracia nuk mund të ekzistojë pa respekt për të vërtetën dhe për njeriun.” Sot, ky Kuvend po i humbet të dyja. Por sa kohë që ne jemi këtu, fjala do të jetojë. Dhe fjala do të jetë arma jonë më e fortë. Nuk i trembemi asnjë çmimi apo sakrifice për mbijetesën e pluralizmit! Ju e mbyllni parlamentin, por fjala do t’ju ndjekë nga pas. Ajo ka qenë e para – do të mbetet e para. Dhe ju nuk do ta arrini fundin e historisë – ajo do t’ju çojë tek etërit politik! Kjo nuk eshte Shqiperia europiane por Arnautistan me nje stan qe ka kete bylmet! Faleminderit.

Etiketat e lidhura

Agron GjekmarkajKuvendPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 2 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 6 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 7 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 14 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.