FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita paralajmëroi protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën në selinë e PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Sali Belisha në selinë blu.

Takimi u zhvillua me qëllim koordinimin e aksionit opozitar, pasi të hënën në orën 18:00, PD dhe aleatët pritet të mbajnë një protestë para kryeministrisë.

Vetë Berisha, i cili ka folur mbi këtë aksion, ka thënë se Kuvendi do të zhvendoset të hënën para Kryeministrisë. Pritet që opozita të ngrejë platformë ku do të mbahen fjalime nga deputetë të opozitës, por edhe qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë të enjte nuk ka Kuvend për shkak të javës së gjelbër, ndërsa seanca plenare e radhës do të mbahet ditën e hënë. Opozita thotë se do të protestojnë para kryeministrisë, pasi mazhoranca i pengon fjalën në Kuvend, duke mbyllur seancat pa diskutime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?