Opozita përgatit bojkotin për zgjedhjet lokale
Referendumet kundërshtojnë hartën e re territoriale. Në bazë të Kodit Zgjedhor duhet që grupet nismëtare të mos kenë më pak se 12 firma të banorëve të asaj zone për të kërkuar mbajtjen e referendumeve. Çdo kërkesë do të shqyrtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kërkesa për mbajtjen e referendumeve vjen pak kohë pasi Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për ta shpallur antikushtetuese hartën e miratuar për reformën administrative. Sipas ankesës së PD, “kjo hartë i bën prish procesit zgjedhor, që ka njohur arritje. “Hartimi i këtij ligji është bërë nëpërmjet një procesi jo gjithëpërfshirës dhe konsensual, jo vetëm midis forcave politike në Kuvend, por as me qytetarët shqiptare”, thuhet në kërkesën e PD-së. Sipas demokratëve Komisioni i Posaçëm për reformën mori në konsideratë studimet e njëanshme dhe jo transparente, si dhe versionet e ndarjes së re administrative të propozuara nga Qeveria, duke shmangur në këtë mënyrë përmbushjen e detyrave të veta. “Ligji nr. 115/2014 është miratuar me procedurë extra të përshpejtuar parlamentare, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 83 të Kushtetutës. Konkretisht, projektligjit është depozituar në Kuvend më datë 23.07.2014 dhe është shqyrtuar e miratuar në seancën plenare të datës 31 Korrik 2014 (pra brenda një jave nga momenti i depozitimit)”- thuhet në ankesën e PD-së që kërkon rrëzimin e reformës. Në parim, të njëjtën gjë kërkojë dhe 82 kërkesa e komunave dhe Bashkive. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i marrë ato në shqyrtim një nga një, periudha kohore për vendim tejkalon afatet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në të dyja rastet, si vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesat për referendum shkojnë e çojnë PD-në drejt mos pranimit të zgjedhjeve lokale. Strategjia e referendumeve duket se i paparin vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me reformën territoriale.