”Opozita po bëhet qesharake”, debat mes Bushatit dhe Mërtirit
Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, pati një debat mes analistëve Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri, për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë nga Presidenti pas shkarkimit të Erion Veliajt. Mërtiri deklaroi se debati që po zhvillohet për këtë çështje është i sajuar nga opozita dhe njerëz pranë saj, pasi opozita kërkon të mbrojë Veliajn dhe nuk do zgjedhje.
Debati:
Ergys Mërtiri: Ky ësht debat i sajuar dhe është bërë gjithë populli jurist. Veliaj ka interes për këtë debat pasi do të mbrohet. Këtu Veliajn po e mbron Berisha dhe njerëzit e tij.
Andi Bushati: Njerëzit e Lulit kanë dalë me Begajn… Më mirë me Lulin dhe me Begajn…
Ergys Mërtiri: Luli ka ikur me pizhama. Nu ka pse ngrihet kjo furtunë për çështje interpretimi. Opozita bëhet ortak me Veliajn kundër SPAK. Dhe e dyta kanë frikë nga zgjedhjet. Po hyri do të humbë. Opozita është bërë qesharake se po hap luftë me Begajn, dje hapi luftë me Diellën.
Andi Bushati: Po këtu ku hyn opozita, dakord janë idiotë, por ti çfarë mendon për Begajn dhe këtë debat?
Ergys Mërtiri: Mendoj se ky debat nuk ka pikë rëndësie.
Andi Bushati: Në një debat që nuk ka rëndësi, unë nuk marr pjesë. Vjen të thuash ju flisni budallallëqe se kjo nuk ka rëndësi…
Ergys Mërtiri: Arsyeja pse bëhet ky debat është politike. Nevoja e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje dhe për të mbrojtur Veliajn.
Andi Bushati: Dakord, po Begaj duhet ta bënte apo jo?
Ergys Mërtiri: Begaj është thjesht një funksionar që gjykon siç e gjykon ai.
KOHA JONË SONDAZH

