FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita rrethon Parlamentin, Rama mungon në seancë

Opozita proteston sërish këtë të enjte. Ashtu siç është paralajmëruar, protesta pritet të nisë në orën 9:30 para Kuvendit, ku do të zhvillohet gjithashtu një seancë plenare 30 minuta më vonë, ku pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj që morën mandatet pas lënies së tyre nga ish-deputetë.

Policia është vënë në gatishmëri dhe ka siguruar qoftë ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha anët dhe hyrjet e mundshme për në të, e po ashtu ka marrë masa edhe për një “zhvendosje” të mundshme të protestuesve drejt Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike ka qenë mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel dhe nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm apo jo në protestë. Pritet të shihet gjithashtu nëse kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në seancën plenare por gjasat janë që të mungojë pasi ai prej ditësh ndodhet jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?