“Opozitë fasadë, hyni në zgjedhje për të thënë se ka demokraci”, Abilekaj përplaset ashpër me Agron Shehajn

Analisti Enton Abilekaj debatoi ashpër me kryetarin e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, mbi pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, duke legjitimuar qeverisjen autokratike të Ramës si një demokraci fuksionale. Abilekaj u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se opozita është fasadë dhe futet në zgjedhje për të dalë në vendin e dytë, ndërsa Shehaj u përgjigj se opozita duhet të pardorë çdo mjet, duke luftuar për të ndryshuar Shqipërinë.

Debati

Abilekaj: Unë nuk ndërhyra se nuk jam dakord fare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rakipi: Ti nuk do që të shkojnë në zgjedhje fare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Abilekaj: Sepse kjo është opozita. Agron Shehaj e ka thënë se zgjedhjet ishin të papranueshme, PD ka thënë se zgjedhjet ishin farsë, thonë që me Ramën nuk bëhen zgjedhjet, jo vetëm lokalet por edhe ato të 11 majit, ku ishte një rezultat ku PS dhe PSD kanë 50.5 për qind dhe pastaj thonë që do të futemi për të mundur Ramën. Po si do të mundësh Ramën, kur ai nuk bën zgjedhje të barabarta? Si do t’i japësh Ramës ti alibinë se bën zgjedhje? Sapo ke thënë se nuk bën zgjedhje. Si mund të thotë kjo opozitë: na alibinë ti, se unë do të hyj për vend të dytë dhe po arrita që të kem rezultat do të jem më mirë por do të jem prapë në vend të dytë? Kjo është thjesht opozitë fasadë, për të thënë se Edi Rama është autokrat, por këtu bëhen zgjedhje, funksionon demokracia. Jo, ore, nuk funksionojnë zgjedhjet me Edi Ramën. Edi Rama e ka ndarë. Ka hequr Erion Veliajn që nuk i bindej dhe ka vënë Diellën të mishëruar te Ogerta se i bindet. Ai e di që do ta fitojë, është i bindur se do të fitojë dhe është mbyllur rezultati.

Tela: Këtë të 2019 e kemi parë njëherë.

Abilekaj: Nuk e kemi parë fare. Këto janë zgjedhje të pjesshme dhe nuk kanë vlerë. E dyta ai filmi u la në mes nga Lulzim Basha, sepse nëse ti nis filmin për rrugë radikale. Nuk do të ulesh prapë me Damianin që të puthesh. A e provoi PD rrugën radikale? Jo. Sapo mbaruan zgjedhjet lokale, ndërpreu edhe protestat.

Shehaj: Unë vetëm këtu dëgjoj pse futeni, nëse thoni se nuk njihni zgjedhjet. Ne jemi në një autokraci ku Edi Rama kontrollon gjithçka.

Abilekaj: E ndryshon dot?

Shehaj: Do të luftosh.

Abilekaj: Për fatin tënd?

Shehaj: Po fatin e Shqipërisë nuk e ndryshon dot.

Abilekaj: Po s’e ndryshon dot…

Shehaj: Çfarë po na tregon ti që është e vështirë? E dimë që është e vështirë.

Abilekaj: Nuk e ndryshon dot. Ti more 6 për qind të votave të Tiranës. Kujt ia more, Edi Ramës apo ia more opozitës?

Shehaj: Nga e di?

Abilekaj: Kujt ia more? Unë them se ia ke marrë Edi Ramës, por ai e bëri të dukej se ia more opozitës.

Shehaj: Mund të jemi pak seriozë dhe të mos shpikim?

Abilekaj: Rezultati i zgjedhjeve është, çfarë po shpikim këtu?

Shehaj: Nëse jemi në një autokraci, opozita duhet të shfrytëzojë çdo mundësi. Nëse ka zgjedhje duhet të futet dhe jo të mos futet.

Abilekaj: Për të humbur.

Shehaj: Do të futet të luftojë.

Abilekaj: Me kë mo?

Shehaj: Me ata, me regjimin.

Abilekaj: Dihet rezultati.

Shehaj: Edhe në Rusi futen në zgjedhje, se na çmendët, edhe në Venezuelë. Nëse ka parti politike që të mos futen janë ato. Tani ne shpikim teorinë që e lëmë fare. Meqë ky ka kapur gjithçka, ka kapur mediat, ekonominë, krimin, po e lëmë fare.

Abilekaj: Duhet të ndryshosh mjetet e luftës.

Shehaj: Çfarë mjeti?

Abilekaj: Mjetin denoncues. Lëre lakuriq atë, që ta kuptojnë ata që e mbështesin në Perëndim se ky njeri nuk bën zgjedhje.

Shehaj: Ku e ke parë këtë teori ti, more vëlla?

Abilekaj: Në Serbi.

Shehaj: Edhe në vendin më diktatorial futen në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?