Orekset e politikës së vjetër

Orekset e politikës së vjetër

Nga Sadedin Çeliku

Skena politike shqiptare ka qenë arena e konflikteve të ashpra dhe të tejzgjatura midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, midis pozitës dhe opozitws nga njëra anë dhe brenda partive nga ana tjetër. Kjo është arsyeja e tejzgjatjes së tranzicionit tonë politik. Prezenca e disa politikanëve për çerek shekulli ka krijuar një mjedis të keq e konfliktual. Një nga pasojat e përplasjeve ka qenë pakënaqësia në rritje e elektoratit ndaj procesit politik në vend. Politika shikohet si e keqja më e madhe, si sëmundja nga e cila ajo nuk mund të çlirohet për tu bërë e begatë. Gjithnjë e më shumë qytetarët ndihen të pakënaqur nga partitë politike, të cilat shikohen si shkaku dhe jo zgjidhja e krizave politike, socio-ekonomike që kanë mbërthyer vendin. Nga ana tjetër kemi pakënaqësi dhe brenda partive, pakënaqësi që burojnë nga interesat personale, klienteliste dhe shpesh me prirje pushtetesh. Ylli Popa një nga nismëtarët e ndryshimit të sistemit në vitet ‘90, do të thoshte se do preferoja një moratorium disavjeçar, që ndalon funksionimin e partive politike dhe kësisoj shtetin ta marrin nën kontroll specialistët dhe ekspertët, njerëz pa inate, që nuk merren me të kaluarën që nuk janë karrieristë, nuk merren me trafiqe dhe që nuk kërkojnë të pasurohen. Ata do ta nxjerrin vendin nga situata, sepse ky vend vuan nga politika e keqe. Wshtë e sigurt se e vjetra kërkon të dominojë mbi të renë, por a është ky fenomen shqiptar apo kështu ndodh edhe në vende të tjera. Këtë do të mundohem të shpjegoj në këndvështrimin tim.

Wshtë afërmendsh se progresi nuk mund të arrihet sa kohë politika e politikanët vazhdojnë me mentalitet e mendësi të vjetra pa i hapur rrugë të resë e cila shikohet si shpresa e së ardhmes. Çfarë po ndodh me njeriun në shoqërinë tonë?  Pse po shtohen përditë dozat e shqetësimet? A është e mundur që shoqëria dhe njeriu ynë të ecin së bashku dhe me të njëjtin ritëm? Këto janë çështje të rëndësishme të cilat duhen vlerësuar me seriozitet. Sigurisht, kemi të drejtë si qytetarë të këtij vendi, të jemi të shqetësuar me dukuritë me të cilat po përballemi në realitetin tonë. Të drejtë ka dhe shoqëria jonë që është e dominuar për përmasat e devijimeve që ka marrë jeta dhe sjellja e shumë njerëzve. Me largimin e Nanos si shumëkush tjetër edhe Rama kërkoi të bëjë diçka ndryshe. Kjo ndodh sa herë ndryshon ndonjë drejtues në ekzekutiv a kudoqoftë tjetër. Janë dhjetëra deputetë dhe ish deputetë të cilët kërkonin mandatin e tyre të tretë  apo të katërt dhe meqenëse nuk u rikandiduan doli Rama burrë i keq. Janë ish-Ministra, ish-zëvendësministra, ish-kryetar qarku, ish-kryetar bashkie, is- kryetar komune, ish këshilltarë bashkie e këshilltarë komunalë dhe të tjerë si këta të cilët janë bërë të pakënaqur sepse kërkonin ende ofiqe në parti. Të gjithë këta ngritën zërin dhe thanë se ka krizë përfaqësimi në PS. Një pjesë e mirë e këtyre janë në pension pleqërie dhe vazhdojnë të kenë oreks. Disa prej tyre kanë shkuar tek partitë e tjera duke zhgënjyer në këtë mënyrë elektoratin që i votoi. Demokracia në parti është sundim i ligjit dhe i vendimmarrjes politike dhe si e tillë do respektuar nga të gjithë. Wshtë e vërtetë se të drejtat që përfshijnë lirinë e fjalës dhe të shprehjes, lirinë e fesë e të ndërgjegjes, lirinë e mbrojtjen e barabartë para ligjit, lirinë dhe mendimin ndryshe kanë një kufi se ndryshe kompromentohet si koncept dhe filozofi. Por qytetarët dhe shoqëria në tërësi ka dhe të drejta të tjera që nuk po i përmendim. Kjo nuk do të thotë të abuzosh me lirinë e fjalës dhe mendimin ndryshe dhe as me demokracinë e brendëshme të një partie. Nuk besoj se ka kryefamiljar të mirë apo pjesëtar i saj që problemet e shtëpisë e të familjes ti nxjerr në rrugë. Kështu edhe në një forum apo parti politike ka disa rregulla të cilat rigorozisht duhen zbatuar. Pra në një parti apo grupim politik zbatohen vendimet e shumicës dhe kështu funksionon kudo në botë. Ngjarjet e fundit me deputetin Doshi janë të papëlqyeshme jo vetëm për partinë e tij por dhe për opinionin publik shqiptar. Ish diplomati socialist francez Kuchner i cili nuk zbatoi vendimin e shumicës socialiste i cili ju bashkua në qeveri partisë së Sarkozy-s u përjashtua nga partia socialiste.Kini parasysh Francën që është kampionia e demokracisë europiane. Po ne? Vite më parë këtë fenomen e kuptuan faktori ndërkombëtar të cilët kërkuan ti marri frenat të rinjtë, të painkriminuar, të shkëputur nga e kaluara dhe pa komplekse. Inisiativa e tyre dështoi për shkak se e vjetra nuk hapte rrugë. Rezultantja e këtij muhabeti është interesi, korrupsioni dhe pasurimi për pak kohë.Kjo është arsyeja që të vjetrit në moshë me mentalitet të vjetri nuk i hap rrugë të resë e brezave të rinj e cila pengohet në çdo nismë të saj. Kjo dhe vetëm kjo është arsyeja e trukimeve të deputetëve e këshilltarëve, fenomen e cilët nuk e kemi patur më parë. Sigurisht që ky lloj trukimi ka lënë shije të hidhur tek zgjedhësit të cilët nuk janë më të përfaqësuar në kësi rastesh të cilat janë me shumicë. Sigurisht që kjo do ndrequr me ligj se në fund të fundit tregon dobësi dhe jo forcë karakteri. Dhe këtë huq të  keq e kanë ta pangopurit dhe të babëziturit për para dhe pasuri, trafikantët dhe të korruptuarit që një ditë do të marrin përgjigjen që meritojnë pikërisht nga brezat që vijojnë. Të vjetrit në moshë e në eksperiencë duhet të respektojnë parimet bazë, të ndihmojnë e mbështesin forcën politike që besojnë dhe stafetën t’ua lënë të rinjve e fëmijëve tanë. Meqenëse zgjedhjet vendore janë shumë afër është e udhës të bëhet kujdes me kandidaturat të cilët mendoj se duhet të jenë të rinj,dinamikë dhe të aftë të përballojnë sfidat e kohës. Ne duhet të jemi besimplotë dhe të mbështesim të renë intelektuale që sipas meje do të triumfojë. Të jeni të sigurt se do punojnë më mirë se ne, për të mirën tonë, shqiptarëve dhe atdheut tyre.

SHKARKO APP